Përfundon Gjendja e Jashtëzakonshme në Turqi

Gjenda e Jashtëzakonshme (OHAL), e shpallur në 21 korrik 2016-të pas tentativës për grusht shteti të organizatës terroriste gyleniste (FETO), e zgjatur 7 herë me periudha tre mujore, përfundoi sot duke filluar nga ora 01.00.

Gjatë periudhës së Gjendjes së Jashtëzakonshme u zhvillua një luftë efektive jo vetëm ndaj FETO-s por edhe organizatave të tjera terroriste si PKK e DAESH.

Në kuadër të luftës në fjalë, në bazë të bisedimeve të bëra në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë, Gjendja e Jashtëzakonshme u shty 7 herë, përkitazi në 19 tetor 2016, 19 janar 2017, 19 prill 2017, 19 korrik 2017, 19 tetor 2017, 19 janar 2018 dhe së fundmi në 19 prill 2018.

Sipas Kushtetutës, deri në përfundimin e periudhës së shpallur Gjendje e Jashtëzakonshme, nëse kuvendit nuk i dërgohet mocion për zgjatje, atëherë OHAL-i përfundon vetvetiu.

Kështu që Gjendja e Jashtëzakonshme, e shpallur në rang vendi ditën e enjte më 21 korrik 2016 duke filluar nga ora 01.00 mori fund në të njëjtën orë këtë pas mesnatë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne