Përgënjeshtrohet lajmi i ekzekutimit të oficerit rus nga ISIS

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë hodhi poshtë pretendimin e agjencisë së lajmeve Reuters për ekzekutimin e një majori rus në Siri nga terroristët e ISIS.

Ditën e martë, disa media ruse duke cituar agjencinë e lajmeve Reuters, njoftuan se terroristët e ISIS kanë ekzekutuar me prerje koke një oficer rus që ishte kapur rob në Siri. Duke reaguar ndaj këtij lajmi, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi se lajmi nuk është i vërtetë dhe si i gjithë personeli ushtarak rus në Siri vazhdon luftën pa kompromis kundër terrorizmit ndërkombëtar./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne