Përgjigje e pamjaftueshme ndaj gjenocidit!

Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut kanë mbetur të heshtura për spastrimin e vazhdueshëm etnik të komunitetit musliman të pambrojtur Rohingia të Mianmar nga budistët ekstremistë të këtij vendi dhe nën mosveprimin e qeverisë.

Budistët ekstremistë të Mianmarit të mbështetur nga forcat e sigurisë sulmuan Muslimanët Rohingia në shtetin perëndimor Rakhine më 25 gusht.

Budistët ekstremistë shfrytëzuan mundësinë për të kryer krime kundër pakicës muslimane, duke përfshirë vrasjet jashtëgjyqësore, përdhunimet e bandave dhe shumë veprime të tjera brutale.

Në reagim, Kombet e Bashkuara e quajtën atë që ndodhi në Mianmar në tre javët e fundit një ‘shembull shkollor për pastrimin etnik’.

“Veprimet e forcave të armatosura të Mianmarit janë një shembull i librave shkollorë për pastrimin etnik”, tha të shefi i Komisionit të të drejtave të njeriut të OKB, Zeid Ra’ad Al Husein.

Analistët besojnë se qeveria e Mianmarit po manipulon çështjen e kryengritjes si një mjet për të dëbuar mbi një milion njerëz muslimanë që kanë jetuar atje për më shumë se njëmijë vjet.

Faqja zyrtare e OKB-së ka deklaruar: “Sipas vlerësimeve, rreth 380,000 refugjatë Rohingia, duke ikur nga dhuna në Mianmar, kanë kaluar kufirin në Bangladesh që nga 25 gushti.

Sipas Fondit të Fëmijëve të OKB-së (UNICEF), ka të paktën 240,000 fëmijë në mesin e refugjatëve, duke përfshirë rreth 36,000 që janë më pak se një vjeç. Kishte gjithashtu 52,000 gra shtatzëna dhe njerëz të mnoshuar.

Që nga fillimi i krizës, organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe OKB nuk kanë bërë një reagim praktik ndaj brutaliteteve kundër muslimanëve në këtë vend të Azisë Juglindore.

Organet ndërkombëtare dhe krerë të shteteve të ndryshme kanë lëshuar vetëm deklarata të pafrytshme në dënimin e goditjeve që kanë rezultuar me vrasjen e më shumë se 1000 njerëzve.

Shefi i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut tha më 11 shtator se situata e tanishme ende nuk mund të vlerësohet plotësisht që kur Mianmari ka refuzuar qasjen e hetuesve të të drejtave të njeriut.

Ai tha: “Unë i bëj thirrje qeverisë që t’i japë fund operacionit të saj të tanishëm ushtarak, me përgjegjësi për të gjitha shkeljet që kanë ndodhur dhe për të ndryshuar mënyrën e diskriminimit të rëndë dhe të përhapur ndaj popullsisë Rohingia”.

Vendet islamike dhe gjithashtu edhe veprimi i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik u kufizuan gjithashtu në dhënien e deklaratave.

Pavarësisht përpjekjeve të caktuara nga disa vende, veçanërisht Irani, për të dërguar ndihma humanitare në rajon, për shkak të kundërshtimit të qeverisë së Mianmarit, nuk ka qasje në shtetin Rakhine dhe ndihmat u janë dorëzuar njerëzve në rajonin kufitar Bangladesh-Mianmar.

Megjithatë, opinioni publik botëror priste reagim nga zyrtarët e Mianmarit në rastin e gjenocidit musliman, veçanërisht nga udhëheqësja de facto r vendit, fituesja e Çmimit Nobel për Paqen.

Çuditërisht, Aung San Suu Kyi nuk i dënoi sulmet ndaj myslimanëve dhe fajësoi “terroristët” për “një ajsberg të madh të dezinformatave” rreth dhunës në Mianmarin perëndimor dhe tha: “Ky lloj informacioni i rrejshëm … ishte thjesht maja e një ajsbergu të madh e keqinformimit të llogaritur për të krijuar shumë probleme mes komuniteteve të ndryshme dhe me qëllim të nxitjes së interesit të terroristëve”.

Liderja de facto e Mianmarit nuk pritet të përgjigjet ndaj thirrjes ndërkombëtare për kthimin e muslimanëve Rohingia në atdheun e tyre dhe ajo anuloi udhëtimin e saj në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Një zëdhënës i zyrës presidenciale të Mianmarit, Zav Htay, tha javën e kaluar se Suu Kyi kishte anuluar udhëtimin e saj në Nju Jork.

Fituesja e çmimit Nobel duket se nuk dëshiron të dëgjojë rreth mizorive kundër pakicave muslimane në vendin e saj.

Ndërkohë që njerëzit në Mianmar po ikin nga dhuna, ndërkohë, organizatat ndërkombëtare dhe qeveria e Mianmarit gjithashtu i shpëtojnë përgjegjësive të tyre për mbrojtjen e civilëve, grave dhe fëmijëve kundër sulmeve brutale të budistëve ekstremistë.

Opinioni publik botëror pret më shumë veprime nga organet ndërkombëtare për të ushtruar presion mbi qeverinë e Mianmarit për të qenë përgjegjës ndaj kësaj katastrofe humanitare.

Mianmari është vetëm një rast dhe Jemeni dhe Palestina janë shembuj të ngjashëm të luftës joproporcionale kundër njerëzve të pambrojtur.

Shumë mund të mendojnë se fuqitë botërore dhe institucionet ndërkombëtare nuk kanë mjet për të ushtruar presion ndaj Najpyidavit, Rijadit dhe Tel Avivit, por në fakt nuk është një supozim i drejtë dhe organizmat ndërkombëtare kanë të gjitha llojet e leverdisë ekonomike, ushtarake dhe diplomatike për të ushtruar presion mbi këto vende .

Për shembull, çdo muaj, shtetet e reja, individët dhe organizata i shtohen listës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Bashkimit Evropian dhe listës së sanksioneve të SHBA nën pretekstin e shkeljes së të drejtave të njeriut.

Sanksionet e motivuara politikisht kundër Iranit, Rusisë, Kubës dhe shumë vendeve të tjera për raportime të dyshuara për shkelje të të drejtave të njeriut janë shembuj që nuk mund të shpërfillen.

Duket se ndikimi i Perëndimit në organet ndërkombëtare ka rezultuar në një qasje selektive ndaj të drejtave të njeriut dhe vendet që kanë lidhje të mira në kryeqytetet perëndimore përjashtohen nga konventat.

Vazhdimi i kësaj qasjeje të dyfishtë ndaj të drejtave të njeriut nuk do të çojë askund, ndërsa vetëm do të rrisë urrejtjen dhe kaosin në të gjithë planetin tonë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne