Përgjigje shpifjeve të Margarita Kolës dhe sektit terrorist muxhahedin

Nga Mostafa Mohammady dhe Mahbube Hamza

Në një letër që avokatja e grupit ish-terrorist të muxhahedinëve Margarita Kola i ka çuar mediave shqiptare, znj. Kola ka përsëritur shpifjet dhe gënjeshtrat që sekti i muxhahedinëve hedh kundër meje dhe vajzës sime që ata mbajnë peng. Për këtë arsye ne prindërit e Somayehs kemi shkruar këtë përgjigje për znj. Margarita Kola:

E para, ne i themi znj. Margarita Kola që ne letrën e saj që është shkruar në emër të një grupi fantazëm të ashtuquajtur “Komiteti i Juristëve për PMOI-në në Shqipëri (CJPA)” ajo përsërit gënjeshtrat që terroristët muxhahedinë hedhin kundër meje dhe qindra prindërve të fëmijëve që ata mbajnë peng në Shqipëri. Ajo thotë që unë Mostafa Mohammadi kam ardhur në Shqipëri për të mashtruar opinionin publik dhe kryer një fushatë denigruese kundër ish-organizatës terroriste MEK.

E dyta ajo pretendon se unë jam agjent i qeverisë iraniane që bëj presion psikologjik mbi vajzën time që ajo të dorëzohet, dmth braktisë xhihadin dhe terrorizmin dhe bëhet një njeri normal dhe të ketë një jetë civile larg ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit.

E treta ajo pretendon se Somayeh qëndron me dëshirën e saj në kampin ushtarak të MEK-ut dhe refuzon me dëshirë Kanadanë dhe jetën e lirë.

E katërta, ajo ripërsërit slloganet idiote propagandistike të MEK-ut i cili pretendon se MEK-u është organizatë demokratike dhe revolucionare, ndërsa regjimi iranian planifikon sulme kundër pleqve dhe plakave të MEK-ut dhe unë jam pjesë e këtyre sulmeve. Në mënyrë anti-ligjore ajo i kërkon qeverisë shqiptare që të më përzërë mua nga Shqipëria në mënyrë që terroristët dhe pengmarrësit e MEK-ut të mos përballen me mua përpara bankës së gjykatës.

Për sa më sipër, ne familja e Somayehs i themi znj. Kola:

 

  1. Të kesh turp për shpifjet që hedh kundër meje, familjes sime dhe bëhesh palë me një bandë ish-terroriste dhe pengmarrëse që mua më ka rrëmbyer vajzën time që prej 21 vitesh. Po të ishe juriste e vërtetë ti duhej të mos luaje me kartën që je ish punonjëse e ambasadës amerikane, dhe të mos shantazhoje njerëzit lart e poshtë me slloganin: “E di ti kush jam unë, po ta dije do të ruaje vendin e punës!”. Një juriste e vërtetë respekton ligjin, dhe nuk shkruan shpifje në media, pasi ti si avokate e di shumë mire çfarë është vepra penale me karakter vazhdues, vullneti i vesuar, liria e personit, privimi nga e drejta e lëvizjes së lirë, prezumimi i pafajsisë, çfarë është ndryshimi midis arrestimit dhe shoqërimit në polici, çfarë do të thotë vendim i formës së prerë apo e drejtë ankimi. Po ti respektoje këto të drejta nuk do të kishe arritur në atë pikë sa të hedhësh baltë mbi emrin tim e gruas time duke na hequr të drejtën për të qenë prindër, duke na hequr te drejtën për të parë vajzën tonë, duke kërkuar pa asnjë tagër ligjor largimin tonë nga Shqipëria dhe duke na hequr të drejtën për të shpëtuar vajzën tonë.

 

  1. Unë nuk jam në Shqipëri që të sulmoj MEK-un por jam këtu që të liroj vajzën time nga kulti terrorist-xhihadist i MEK-it. Dua ta shpëtoj vajzën time nga ekstremizmi i dhunshëm dhe radikalizmi. Dua ta shpëtoj Somayen nga ferri i Manzës dhe ta çoj në lirinë e Kanadasë. Në asnjë rast nuk kam dashur të çoj vajzën time në Iran e as më intereson çfarë bëni ju politikisht. Unë jam larguar nga Irani si azilant politik. Po të shohësh pasaportën time kanadeze që MEK e ka, aty edhe shtetësia edhe kombësia ime shënon kanadez. Marrja e një vize nga Irani për të hyrë në Irak në një kohë që unë isha atje nuk më bën asgjë dhe as nuk më bën mua më pak prind dhe as më heq të drejtën për të qenë baba i Somayehs. Ti si avokate duhet ta dish këtë që viza nuk tregon asgjë por përkundrazi ti je bërë palë me ish-terroristët dhe shpif së bashku me këtë grup. Si juriste që je a mund të shpjegosh ligjërisht se çfarë tagre ka ky grup radikal mbi vajzën time? Pse duhet të ndërhyjnë këta në marrëdhënien tonë prind fëmijë dhe ta mbajnë vajzën time peng? Pse duhet unë të komunikoj nëpërmjet medias me vajzën time? Çfarë garancie kam unë që vajza ime nuk torturohet apo dhunohet psikologjikisht nga ky grup siç më tregojnë muxhahedinët e arratisur nga MEK-u? Pse në asnjë rast ju nuk tregoni arsyen pse unë nga mbeshtetës i MEK-ut u ktheva në personin që doja të largoja fëmijët e mi prej këtij grupi? Ti si avokate duhet të dish që djali im qëndroi 5 vjet në MEK dhe është dëshmitar i të gjitha vuajtjeve që bëhen aty brenda.

 

  1. Komandantët xhihadistë Behzad Saffari, Jila Deyhim, Ahmad Taba etj, të cilët mbajnë peng vajzën time, drejtuan bandat që më rrahën mua në korrik në Tiranë dhe i kanë duart e përlyera me gjak dhe vrasje në Irak, Iran etj, një ditë, herët apo vonë do të përballen me drejtesinë sikur u përball Sadam Huseini dhe Sllobodan Millosheviçi. Nëse ata nuk përballen me drejtësinë në Shqipëri, do të përballen me drejtësinë në gjykatat evropiane.

 

  1. Komandant Behzad Saffari, xhihadisti i cili ndoshta të ka shkruar ty letrën propagandistike që ti ke firmosur kundër meje, është një nga personat kyç në rrëmbimin, abuzimin dhe presionin psikologjik ndaj vajzës sime. Presioni dhe shantazhi i tij kundër vajzës sime sikur dëshmohet edhe nga burimet kanadaze, një ditë do të përballet me ligjin. Behzad Saffari i cili drejton ofensivën e MEK-ut në Shqipëri dhe u bën presion mediave që të mos publikojnë akuzat kundër MEK-ut nën justifikimin se “nëse bëni këtë do na vrasi Irani” është personi që më ka torturuar djalin tim, Mohamadin në Irak, duke ma burgusor në kontenierë në shkretëtirë, dhe ai është personi kyç që mban peng vajzën time në Manzë. Herët apo vonë Behzad Saffari do të përballet me drejtësinë dhe pengmarrja që ai i bën vajzës sime një ditë do të ndërshkohet nga ligji ose në Shqipëri ose në Evropë.

 

  1. Vajza ime Somayeh Mohammadi është peng i organizatës terroriste MEK. Letrat që ajo shkruan, nuk janë shkruar nga ajo por nga komandantët muxhahedinë që e mban peng në kampin e Manzës. Komanda xhihadiste e MEK-ut nuk e lë vajzën time të lirë por e mban të mbyllur në kamp, pse ata kanë frikë se nëse Somayeh takon prindërit e saj dhe lihet e lirë, ajo do publikojë krimet që MEK-u ka bërë me atë. Letrat që MEK-u boton në emër të saj, janë letra që i bën vetë MEK-u. MEK-u dhe xhihadistët sikur Behzad Saffari janë aq të trembur nga vajza ime, sa që nuk e lënë merhumen që të dali jashtë kampit xhihadist të Manzës dhe të takohet me prindërit e saj apo gazetarët, pse nuk i besojnë Somayes në liri. Për këtë arsye MEK-u ka sulmuar dhe rrahur e fyer në javët e fundit mediat dhe gazetarët shqiptarë, britanikë etj që kanë shkuar në kampin e Manzës për të takuar Somayen. MEK-u nuk guxon në asnjë moment që të lërë Somayehn e lirë. Për këtë arsye ata ndoshta ta kanë shkruar edhe ty letrën që ti ke firmosur kundër nesh. Ata duan të trembin opinionin publik dhe drejtësinë që ata të mos kenë akses me një Somayeh të lirë e cila nuk jeton nën presionin konstant të xhihadistëve të MEK-ut. Somayeh është aq e lirë sa ishin të lirë edhe pengjet e ISIS-it kur dilnin para kamerave dhe lavdëronin ISIS-in me pistoletën në kokë. Dhe ju znj. Kola e dini shumë mirë këtë.

Komandant Behzad Saffari nuk e fal kurrë Somayen dhe nuk e lë kurrë të lirë, pasi në vitin 2004 kur ajo u intervistua nga autoritetet kanadeze ajo shprehu dëshirën për t’u larguar nga MEK-u. Por sikur tregohet në raportet kanadeze (lexo shkrimet e Steuart Bell te shqiptarja.com), ajo u shantazhua nga Behzad Saffari ne prezencë të zyrtarëve kanadezë dhe ajo jeton nën terrorin psikologjik të këtij muxhahidini të frikshëm.

  1. Znj. Margarita Kola. Ne prindërit e Somayehs duam që vajza jonë të jetojë e lirë sikur ju. Të vishet si të dojë ajo. Të dali në kafe sikur ju. Po të dojë, të hapi agjensi martesore sikur ju. Të martohet, ketë familje, shok dhe shoqëri sikur ju. Nëse ju mendoni se vajza jonë është e lumtur me jetën që ajo bën, ne u sugjerojmë që të ndërroni rolet me vajzën tonë. Shkoni në Manzë dhe bëhuni xhihadiste, vishuni me uniformë ushtarake dhe jetoni në mes të vapës në kampin ushtarak të MEK-ut dhe trushpëlahuni për të bërë xhihad me Iranin. Si shkëmbin bindeni Behzad Saffarin që të liroj vajzën tonë dhe ajo të bëj jetën e lirë që ju bëni në Tiranë.

Kuptohet që komanda e MEK-ut nuk do lejoj kurrë një gjë të këtillë. Behzad Saffari nuk të pranon ty si xhihadiste në Manzë, pasi ti nuk i plotëson normat e tyre.

Ne i lutemi autoriteteve shqiptare që të sigurojnë jetën e vajzës sonë e cila mbahet peng nga MEK-u, pasi ne e dimë se nëse një ditë vajza jonë do jetë pranë lirisë, MEK-u do bëj gjithçka që ajo të mos jetojë më.

Somayeh di shumë sekrete të MEK-ut. Për këtë arsye ajo mbahet në izolim në kampin xhihadist të Manzës.

Por ne prindërit e saj premtojmë se nuk do ndalojmë kurrë betejën tonë ligjore për të çliruar vajzën tonë nga organizata ish-terroriste e MEK-ut.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne