Pergjigjie per nje socialiste me vlere…

Nga SKERDJAN DHULI

Sot eshte dita e fundit per rregjistrimin ne zgjedhje te partive politike. Ky afat natyrisht qe kesaj radhe merr vemendje te vecante pasi Opozita vendit nuk eshte rregjistruar ne zgjedhje. Per cilindo qe merr sado pak vesh nga Politika, e kupton qe kjo situate nuk eshte aspak normale. Se nuk eshte aspak normale gjendja e Shqiperise.

Zgjedhjet jane nder te drejtat me sublime te demokracie. Kur ato mungojne, Demokracia eshte rrezuar totalisht. Dhe shumekujt nga socialistet apo mbeshtetesit e kauzave te tyre mund ti linde natyrshem pyetja: Pse nuk i respektoni ? Pergjigjen me mire sesa une, me mire sesa ne, demokratet e ketij vendi qe kemi 52 dite ne cadren e protestes, e jep vete qeverisja e ketyre 4 viteve.

Ne 4 vitet e fundit, Shqiperia, imja dhe e mikes socialiste qe sot na jepte nje leksion teorik demokracie, ka pasur Kuvendin me te kriminalizuar ne historine e saj. Ka pasur dhe ka numrin e kryebashkiakaeve kriminele me te lartin se ne vendet e botes se trete…(zaten se krahasohemi me Europen ne kete rast). Shqiperia e viteve qe qeveris ‘de jure’ Partia Socialiste, por ‘de facto’ bandat kriminale me te rrezikshme ne Ballkan, ne 4 proceset e fundit zgjedhore, nuk dha dot asnje prove te vetme te egzistences se demokracise. Demokracia, ku vota e lire eshte themeli i saj, vdiq perfundimisht ne Diber. (Ironike kur mendon se nje qytet ne Verilindje te Shqiperise do vras demokracine, por ja qe ndodh). Ne Diber e nderuar socialiste, ne nuk beme zgjedhje, Ju si pushtet nuk garantuat dot per asnje moment nje proces zgjedhor te drejte dhe te paanshem. Partia qe ju militoni nuk u perball me nje program, nuk solli ne garen elektorale projektet per qytetin dhe fshatrat e Dibres te lene ne meshire te fatit (po deshe edhe nga PD-ja ime) tash e 25 vjet. Ne Diber beteja elektorale nuk u be midis dy kandidateve qe per hir te se vertetes edhe i juaji ishte nje burre i nderuar. JO. Ne Diber mikja ime, pushteti leshoi te gjitha bandat kriminale te Shqiperise, te kercenonin dhe blinin me parate e droges cdo njeri te varfer qe mezi siguron buken e gojes. Ne Diber u vershuan sic vershojne Drini e Buna milionat e korrupsionit qe Ministrat tuaj e kane bere mal ne keto kater vite qeverisje. Ne Diber policia qe paguhet me taksat e mija shkoi dhe vuri rreshtore te gjithe pronaret e parcelave te droges per te votuar per kandidatin e pushtetit. Ahh sa kam per ate Diber… Po e more dot rrugen nga Shkodra en Diber, do e besosh cdo fjale timen sepse do ta thonbe vete Dibranet. Po kjo ndodhi edhe ne Kolonje, ne Korce ne 2013 apo edhe ne zgjedhjet lokale te 2015.

Sigurisht qe ti si bije prej Shkodre nuk e di se nuk e pa me syte e tu, se Shkodra i ka ba lanet te gjithe keta qe mbajne bandat kriminale per ndihme, por na beso ne qe kemi pare Shqiperine. Nga bandat e Vangjushit e te Lul Berishes ne Durresin e kalbur nen beton, tek bandat kriminale te Klement Balilit ne Delvinen e lene ne harresen e egzistences apo Saranden qe kujtohemi vetem per plazh. Nga bandat kriminale te Vlores, deri tek Shullazi i rruges se Kavajes dhe Kruje e fushe Kruje qe u be tym e flake. Nga bandat e Prenges dhe Ndokes ne Lac e Lezhe, deri tek nje si Vis Rroshi i Kavajes. Te gjitha keto banda, ishin en sherbim te pushtetit. Dhe krye tyre, qendronte Policia si garante se atyre nuk ju ndodhte asgje. A te besoj une se kjo eshte Demokraci ? A te besoj une se ne qershor bandat e lartpermendura do e lene Shqiperine te beje zgjedhje dhe te votoje alternativen me te mire ? A te besoj une se ketu blerja e votes do mbetet nje kujtim i keq i larget ? JO. Precedentet qe partia juaj ka vendosur ne keto 4 vite, jane aq shume te mjaftueshem, sa ne duhet te lutemi qe keto te mos na dalin as ne enderr me, e jo te perballemi me ta ne fushate. Na kujton me sipper se ne kerkokemi pushtet ne tavoline… E sheh sa gabim je ? Ne kerkojme qeveri teknike, qe perkthehet ne nje qeveri qe ka mbeshtetjene te gjitheve, dhe garanton qe heq bandat kriminale nga fushata, dhe natyrisht organizon zgjedhje. Kaq.

E nese te kerkosh qe bandat kriminale te mos jene pjese e fushates se PS ne zgjedhje qenka anti-demokratike, atehere harram buka gjyshit tim qe u kalb burgjeve te Komunizmit ne perpjekje per demokracine. E nese te kerkosh qe ne Lezhe, Kavaje, Sarande, Delvine, Diber, Lac, Kruje, Fushe-Kruje, Tirane, Kolonje e Korce, Elbasan apo Durresin e madh te behen zgjedhje pa udheheqjen e bandave kriminale qenka antidemokratike, atehere une nuk e njoh cfare eshte demokracia. Shqiperia e brezit tim (ku beni pjese dhe ju) meriton nje klase politike intelektuale dhe profesioniste, e jo nje politike qe duhet te jete larg kesaj aktuales. Shqipera qe une e ti meritojme, eshte ajo qe Kuvendi eshte arena me e larte e debatit per te miren e Shqiperise, jo ku Kuvendi eshte nje paraburgim per shumekend qe i bie rruga nga oborri i PS. Shqiperia jone duhet te kete nje politike te kthyer tek vlerat. Vlere je ti. Vlere jane bashkemoshataret e tu e te mi qe mbajne ne duar libra te trashe, jo qe mbajne zinxhira te trashe ne qafe, dhe arme te trasha ne brez. Shqipera ka aq shume te rinj e te reja te shkolluar, sa numri i tyre eshte aq i madh sa lodhesh ti numerosh. E une besoj qe edhe ju, kur i shihni se cfare perfaqesues keni ne Kuvend, ju vejen turp nga vetja qe ju eshte dashur ti votoni. Prandaj e nderuar, demokracia sot eshte e kalbur nen tutorine e organizatave Kriminale. E per te shpetuar kete, na duhet bashkim kunder te keqes. Bashkim qe natyrisht nis nga rikthimi tek vlerat e gjithsecilit. Pushteti eshte periodik, i brishte dhe fluturon nga momenti ne moment. Shqiperia dhe demokracia e saj, duhet te qendrojne aty po aq sa lashtesia e jetes mi kete toke. Nga nje mik demokrat, qe do po aq sa ju kete vend !

Gazeta Impakt

Sqarim: Opinionet e botuara në Gazeta Impakt, nuk përbëjnë domosdoshmërisht qëndrimet e Gazetës..

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne