Përgjigjja e Kinës ndaj ‘Boeing’ dhe ‘Airbus’, vjen superavioni ‘C919’ në fluturimin e parë

Një aeroplan udhëtarësh i prodhuar nga Kina bëri dje fluturimin e vet të parë. “C919” vlerësohet si një gur themeltar në industrinë e aviacionit civil të Kinës.

Megjithatë, ky nuk është aeroplani i parë i prodhuar në mënyrë të pavarur nga Kina.

Prodhimi i një aeroplani udhëtarësh në Kinë u propozua për herë të parë në vitin 1970.

87-vjeçari Cheng Bushi ishte zv.kryeinxhinier i avionit:

“Fluturimi provë shkoi shumë mirë, pastaj aeroplani fluturoi në të gjithë Kinën: Harbin, Tibet, Urumqi dhe Kunming.”

Më vonë, në vitin 1985, Korporata Industriale e Aviacionit e Shangait bashkëpunoi me firmën amerikane “McDonnell Douglas” për të prodhuar MD82, një aeroplan i vogël udhëtarësh. Ky aeroplan e bëri fluturimin e vet të parë në Kinë në korrik të vitit 1987.

Meng Jianxin, një inxhinier me 38 vjet përvojë, mori pjesë në prodhimin e Y-10 dhe MD-82:

“Kina e ka pasur gjithmonë ëndrrën për të ndërtuar një aeroplan të madh. Kur i shihnim të gjithë ata aeroplanë të prodhuar nga vende të tjera, natyrisht që dëshironim që të kishim avionin tonë”.

Megjithatë, bashkimi i mëvonshëm i firmës amerikane me “Boeing”-un e çoi drejt fundit projektin.

C919 është prodhuar nga Korporata e Aviacionit Komercial e Kinës. Nëse moti do të jetë i përshtatshëm, C919 do të niset nga Aeroporti Ndërkombëtar “Pudong” i Shangait të premten për fluturimin e parë.

Analistët e industrisë thonë se C919 është përgjigjja kineze ndaj “Boeing 737” dhe “Airbus 320”, duke sinjalizuar hyrjen e Kinës në tregun global të aviacionit si një lojtar i rëndësishëm.

Korporata e Aviacionit Komercial e Kinës thotë se aeroplani ka kaluar thuajse 120 teste të standardeve ndërkombëtare dhe ka siguruar tashmë 570 porosi nga 23 kompani ajrore kineze dhe të huaja.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne