“Përgjigjja për të gjitha problemet ekonomike qëndron në ekonominë islame”

Këshilli i Universiteteve Ndërkombëtare dhe Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë organizuan punëtorinë me temë “Islami dhe Shkenca” në Universitetin Teknik të Gebzes (GTU) në qytetin turk Kocaeli.

Në program marrin pjesë ekspertë të shumtë nga Turqia dhe pjesa tjetër e botës, ndërsa fjalën hyrëse e kishte Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, Ali Muhiddin al-Qaradaghi.

Ai tha se goditjen më të madhe ndaj kulturës islame e kanë dhënë ata që thonë se dera e interpretimit dhe e jurisprudencës është e mbyllur.

Duke theksuar nevojën për reforma në botë, Al Qaradaghi tha se kjo nuk do të thotë braktisjen e parimeve islame në kontekstin e botës islame dhe se kjo nevojë nuk duhet të keqinterpretohet.

“Ne i përdorim idetë dhe mendjet tona për t’iu përgjigjur nevojave të sotme. Mos u kënaqni veten vetëm me kulturën shpirtërore, por drejtohuni së bashku me kulturën e botës. Pa lexuar libra, nuk mund ta kuptojmë të vërtetën shpirtërore “, tha Al-Qaradaghi.

Al-Qaradaghi është një ekonomist islam dhe ka punuar si këshilltar i bankave islamike për katër dekada, ndërsa sot tha se përgjigjja për të gjitha krizat ekonomike dhe sfidat qëndron në kulturën islame.

Ai më tej tha se bota islame duhet të zhvillojë monedhën e vet për tregtinë dhe zhvillimin e saj dhe kështu të shpëtojë nga kamata dhe varësia e dollarit amerikan. Ai shtoi se për këtë ide ka biseduar me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan.

Rektori i GTU-së, Hasan Asllan, në fjalimin para pjesëmarrësve të punëtorisë tha se kjo është një mundësi për ekspertët që të punojnë së bashku për çështje të rëndësishme.

Duke theksuar rëndësinë që Islami i jep dijes, Aslani tha se qytetërimi islam është një segment i pandashëm i kulturës botërore dhe civilizimit.

“Në fund të punëtorisë do të shpalosim përfundimet e ekspertëve që do të publikohen në më shumë gjuhë”, tha Aslan.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne