Përgjimi/ “U bleva 2 byzylykë 9 mijë euro nënës dhe gruas së Saimirit”

Gjenden me dhjetëra përgjime në dosjen me 416 faqe të prokurorisë italiane për grupin e Habilajve ku del disa herë emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Fillimisht flitet mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelajt që thonë se “çfarë ka Tahiri më shumë se ata përveç emrit dhe pozicionit”. Habilaj thotë në përgjime se Tahiri nuk ka më shumë para se ata megjithëse llogarit se në një muaj Tahiri, ka bërë rreth 5 milionë euro. Ndërsa Sabaudini thotë se, ato para shkojnë për fushatë elektorale për të cilën, në fakt sipas tyre, Tahirit i duhen 20 milionë euro.
Në një tjetër përgjim, Habilaj thotë se rreth 30 mijë euro duhen si pagesë për Tahirin.
Në një pasazh tjetër Moisiu thotë se, “u ka blerë byzylykë gruas së Saimirit dhe nënës së tij”.
PERGJIMI
“Moisiu futet në makinë dhe i tregon Sabit se kishte marrë dy byzylukë, njërin për nusen e Saimirit dhe tjetrin për nënën e tij. Sabi e pyet nëse kishin kushtuar shumë’.
Moisi: Bënë goxha
Sabi: 1000 euro?
Moisi: Sa?
Sabi: 2000 euro…
Moisiu tregon se të dy bënin 18 mijë euro, por i kishte marrë për gjysmën e lekëve.
Sabi: I pagove 9 mijë euro me lekë në dorë?
Moisi: Po.
Sabi: Nuk kishte ndonjë telekamer?
Moisi: Jo. Vetëm ajo përpara gjykatës.
Moisiu i tregon se njërin nga byzylykët ia ka marrë nënës dhe tjetrin gruas së tij me gurë të çmuar dhe diamante.©LAPSI.al

varsja ok

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne