Përleshje e protestuesve dhe policisë në Katalonjë

Katallanët të cilët kanë organizuar një protestë në përkrahje të pavarësisë kanë bllokuar rrugët kryesore dhe hekurudhat në Katalonjë, gjatë grevës me të ciklën po protestohet kundër liderëve të tyre politikë. Në përpjekje të policisë për shpërndarje të protestuesve ka ardhur deri te përleshja në mes tyre dhe policisë.

Policia rajonale ka kumtuar se janë arrestuar tre protestues të cilët e kanë kundërshtuar policinë në tentim të lirimit të rrugëve nga protestuesit.

Në përleshje disa policë kanë marrë lëndime të lehta, ka pretenduar policia.

Protestuesit e kanë gjuajtur policinë me gurë dhe kanë djegur goma nëpër disa rrugë.

Grevën e përgjithshme e kanë organizuar sindikatat, punëtorët dhe studentët në përkrahje të pavarësisë së Katalonjës. Ata i kanë mbajtur flamujt katallanë dhe kanë kërkuar lirimin e 12 liderëve të cilët po gjykohen në Gjykatën Supreme në Madrid.

Në Barcelonë studentët kanë mbajtur marsh protestues me parullën “Vetëvendosja nuk është krim”.

Gjykimi i grupit prej 12 politikanëve dhe aktivistëve katallan, të cilët e kanë organizuar referendumin për pavarësi të këtij vendi nga Spanja po hynë në javën e dytë. Pritet që gjykimi të zgjasë së paku tre muaj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne