Perleshje mes tifozeve ne ndeshjen e basketbollit tek pallati i sportit “Asllan Rusi”

Shkak i konfliktit mes tifozëve të Tiranës dhe Vllaznisë në ndeshjen e basketbollit duket se kanë qenë 4 tifozë bardheblu.

Policia e Tiranës bën me dije se 4 të rinj me inicialet G.A, XH.SH, R.B, DHE M.M kanë sulmuar me grushte 2 tifoz të Vllazninsë.

Konflikti sipas Policisë ka nisur në ambientet e jashtme të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” dhe më pas ka vijuar edhe në ambientet e brendshme, aty ku do luhej ndeshja mes Tiranës dhe Vllaznisë në basketboll, e vlefshme për Superkupën e Shqipërisë.

“Dje ishte një eksperiencë që nuk e kisha kaluar ndonjëherë në jetën time. Na vjen keq për tifozët e Vllaznisë, sepse ne mund ta fitonim ndeshjen dhe t’i gëzonim ata, por ajo çfarë ndodhi dje ishte një çmenduri e vërtetë. Shpresojmë që ndeshjen tjetër të mos kemi te njëjtat probleme”, është shprehur një basketbollist i Vllaznisë.

“Fatkeqësisht ky nuk është sport dhe nuk ka asnjë lidhje me sportin. Shpresoj që situata të tilla të mos i shoh më në jetën time. Më vjen jashtëzakonisht keq për tifozët e Vllaznisë, të cilët kishin ardhur në Tiranë për të ndjekur ekipin e tyre të zemrës dhe të përfundojnë duke i qëlluar. Ju shpreh keqardhje dhe shpresoj të mos ketë më situata të tilla sepse ato erdhën për të parë skuadrën e tyre, por huliganet i goditën në rruge. Kjo është e tmerrshme”, u shpreh Jeronimo Sarin, trajneri i Vlaznisë.

Pas këtyre ngjarjeve tashmë mbetet të presin se çfarë vendimi do të marrë Federata Shqiptare e Basketbollit në lidhje me këtë takim, nëse do ta zhvillojë me tifozë apo jo, në Tiranë apo diku tjetër./ Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne