Përleshje në Jerusalem dhe në Bregun Perëndimor pas namazit të xhumasë

Në qytetin e vjetër të Jerusalemit dhe rrethinë sot shpërthyen përleshje mes policëve izraelitë dhe disa grupeve palestinezë, të cilët protestojnë kundër vendimit të SHBA-së që ta njohin qytetin si kryeqendër të Izraelit, njoftoi DPA.

Mijëra palestinezë, të cilët u përfshinë në “Ditën e zemërimit”, pas përfundimit të lutjes të së premtes në Xhaminë Al Aksa në Jerusalem, erdhën deri te dyert e Qytetit të Vjetër, duke brohoritur “Jerusalemi është i yni, Jerusalemi është kryeqyteti ynë”, si dhe “Ne nuk kemi nevojë për tregime të zbrazëta, kemi nevojë për gurë dhe kallashnikovë”.

Në Bethlehem, mijëra persona të maskuar kanë djegur goma dhe kanë hedhur gurë drejt ushtarëve izraelitë, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës. Protesta janë mbajtur edhe në Ramallah, ku disa persona janë arrestuar.

Ерусалим протести

Rreth 40 palestinezë janë lënduar në përleshjet me ushtarët izraelitë në fshatin arab Kusra, afër Nablusit, njoftoi televizioni Al Majadin.

Vendimi i presidentit amerikan Donald Tramp për njohje të Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit shkaktoi zemërim dhe protesta edhe në Jordani, Egjipt, Indi, Afganistan dhe Pakistan. Në disa vende, demonstruesit kanë djegur flamuj amerikanë dhe izraelitë.

Në qendër të Amanit, demonstruesit brohorisnin “Jerusalemi është arab” dhe slogane antiamerikanë. Jordania luan rol të posaçëm rreth Jerusalemit, pasi mbreti jordanez është rojtar religjioz i xhamisë Al Aksa në Kodrën e Tempullit në Qytetin e vjetër, që është vend i tretë i shenjtë sipas vlerës për myslimanët.

Ерусалим протести

Na Kajro, qindra persona u tubuan para xhamisë Al Azhar, duke brohoritur slogane për unitet arab kundër “sulmit cionist”. Këshilltari i imamit të madh të xhamisë Al Azhar deklaroi për televizionin shtetëror egjiptian se vendimi amerikan tregon sa është e paaftë bashkësia ndërkombëtare që të ndihmojë për zgjidhjen e konfliktit përmes mjeteve ligjore dhe politike.

“Asnjëherë nuk mund të ketë ambasadë në Jerusalem, qoftë e SHBA-së, qoftë ndonjë shteti tjetër”, deklaroi Mohamed Mehana.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne