Mbarë Turqia votoi në referendumin më të rëndësishëm të historisë së saj moderne që prej shpalljes së republikës pothuajse 100 vite më parë.

Edhe pse ka vetëm pak orë që ka përfunduar votimi në të gjithë vendin, autoritetet kanë numëruar rreth 94.76 për qind të votave.

Ndryshimet kushtetuese të propozuara nga Presidenti Recep Tayip Erdogan janë mbështetur deri më tani nga 51.74 për qind e votuesve, teksa 48.26 kanë votuar kundër.

Trajektorja e përqindjes së votave pro ka shkuar në rënie nga 65 për qind që ishte kur ishin të numëruara vetëm 20 për qind e kutive.

Me heret u njoftua se janë mbyllur vendvotimet në Turqi, në referendumin që do të vendosë nëse vendi do të ndryshojë Kushtetutën e saj, dhe të kalojë në sistemin presidencial- një lëvizje kjo që do t’i mundësonte presidentit turk, Recep Tayyip Edogan, pushtet më të madh dhe do ta lejonte atë që të qëndronte në pushtet edhe më shumë se 10 vjet të tjera./ lajmifundit.al

980