Përmbytet miniera më e madhe e diamanteve në botë: Zhduken dhjetëra minatorë

Miniera më e madhe e diamanteve në botë, në Siberi, është përmbytur papritur ditën e djeshme, ndërkohë që 150 minatorë po punonin në udhët nëntokësore.

Të paktën 16 persona rezultojnë të zhdukur pasi miniera” Alrosa” në Siberi, e cila njihet si prodhuesja e parë në botë, u godit nga një valë uji.

Galeria ruse ka qënë një nga burimet kryesore të diamanteve në botë në nga viti 1958, raporton “Reuters”

Rreth orës 12:00 GMT, 133 minatorë nga 151 të pranishëm janë nxjerrë në sipërfaqe, njoftoi në një deklaratë Ministria për Situatat e Emergjencës, që dislokoi më shumë se 100 forca të shpëtimit në vendngjarje.

“Kërkimet po vijojnë për gjetjen e 16 personave të cilët rezultojnë të zhdukur”, njoftoi Alrosa në një deklaratë.

Nga ana e saj, Ministria për Situatat e Emergjencës siguroi se është vënë në kontakt me 134 minatorë në total, duke sugjeruar se nuk ka asnjë informacion në lidhje me 17 persona.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne