Përmbytja e autostradës, islamofobi Mentor Kikia fajëson njerëzit se dolën nga shtëpia

Jeta e qindra qytetarëve që udhëtonin në autostradë u vu në rrezik, pasi u gjendën papritur nën një metër ujë me makinat e tyre. Të tjerë e kaluan natën të izoluar, në katin e dytë të qendrës tregtare. Mentor Kikia, kryetar i një shoqate mjedisore, “Korpusi i vullnetarëve” deklaroi se fajin për përmbytjen e kanë vetë njerëzit që udhëtojnë në autostradë. Në studion e Byro, në Abcneës, ku ishte i ftuar edhe Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, kreu i shoqatës së mjedisit tha: “Pati paralajmërime disa ditë më parë. Ishte ditë më diell dhe bëheshin paralajmërime se do të ketë përmbytje, por nuk i dëgjoi njeri. Në Shtetet e Bashkuara kur ka një alarm për një uragan, njerëzit marrin masa, blejnë ushqime, gjejnë strehim. Në Shqipëri çfarë ndodhi? Njerëzit ikën me kalamajt të City Parku. Në Shqipëri reagimi i qytetarëve për të marrë masa, që të shpëtojnë kokën është zero. Ti ikën me fëmijët te lodrat pastaj thua: Ku është shteti? Ku është policia? Nuk besonin se do përmbytet autostrada se thanë që mediat janë të pabesueshme. Epo shko aty pra, dhe besoje!” u shpreh Kikia.
Kreu i shoqatës së Mjedisit i kujtoi Ministrit të Mjedisit se pas tërheqjes së ujit zonat e përmbytura, do të mbesin pas shumë qese, shishe plastike dhe mbetje të tjera. Për këtë u shpreh ai “do kemi shumë punë”. Gjithsesi Kikia tha fjalë të mira për ministrin Blendi Klosi, aq sa drejtuesja e emisionit u detyrua t’i ndërpresë fjalën për komplimentat e tepërta.


Opozita pretendon se shkak i përmbytjes ishtë shkarkimi i liqenit të Kasharit dhe shkatërrimi i kanaleve në anë të autostradës, për të mbjellë palmat. Edi Rama i quajti qesharake pretendimet. Sipas kryeministrit faji është i ndërtimeve pa leje që kanë shkatërruar sistemet kulluese. Përderisa nuk kanë folur ekspertët situata tragjike ku qindra vetë rrezikuan jetën, mund të vazhdojnë të shfrytëzohet për interesa të ulta./lapsi.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne