Përmbytja i nxjerr benevrekët Bashkisë së Tiranës

Tirana ka një kryebashkiak që po të varë në gjoks medaljet dhe çmimet që i kanë dhënë vërdallë, mund të duket si ata veteranët sovjetikë që dikur mbushin paradat në kujtim të Luftës së Madhe Patriotike. Vetëm se lufta më e madhe e z. Veliaj është me transparencën, për të cilën çuditërisht ka marrë çmim nga ambasada suedeze.

Një tjetër çmim është marrë në Barcelonë, nga një juri që duket se nuk e ka parë ndonjëherë sheshin “Skënderbej” nga afër. Gëzimet për këto medalje tingëlluese janë zhbërë sa hap e mbyll syt nga shiu i djeshëm në Tiranë, që përmbyti jo vetëm sheshin, por edhe vetë Bashkinë e Tiranës e cila sot po lufton të mbyllë dëmet që iu shkaktuan në dokumentacion.

Z. Veliaj lufton kundër transparencës duke u përpjekur të jetë prezent vetëm me lajme të mira. Pas përmbytjeve të djeshme në Tiranë, ai doli sot me një status që tregonte sheshin të pastruar. Argumenti është i tipit Al Gore: ka ndryshime klimaterike.

Sheshi “Skënderbej” xixë, skruan Veliaj apo ndonjë nga operatorët e tij në Bashki. Në fakt sheshi as që duhet të përmbytej, sepse janë hedhur 12 milionë euro. por kjo pak ka rëndësi.

E ndërkohë që bashkë me dekoratata edhe sheshi xixëllon, kjo foto e siguruar nga ResPublica dëshmon se brenda Bashkisë ka nisur puna e vullnetarëve të Erionit për të tharë dokumentet e arivës dhe zyrës së urbanistikës. Të varura në mur si penevrekët e pleqeve dikur majë gardheve, ato po rehabilitohen me teknikën e Lalit që konsiston në parimin e atij që do vetëm pesën në provim: kap e ngjit, kopjo, fshij, e improvizo.

Benevrekët e Bashkisë së Tiranës, që po ajrosen korridoreve të katit të parë me dyer të mbyllura janë ekranizimi më i arrirë i llojit të menaxherit që ka kryeqyteti, që ironikisht, ka të njëjtin fat në përmbytje me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, të cilës i pëlqen të duket e të shitet, por fshihet e përgjërohet kur i ndodh një përmbytje e arkivave si kjo e Bashkisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne