Qëllimi i çdo politikani është ta injektojë në mendjen e njerëzve se nuk e zë gjumi për hallet e popullit. Dihet që Erion Veliaj është ndër më të zotët për nga fuqia e propagandës dhe për nga imagjinata. Inskenimet kurohen nga stafi më i madh i marrëdhënieve me publikun që ka parë ndonjëherë bashkia e Tiranës. Kronikat e gatshme nuk gjejnë rezistencë në televizione, ndërsa fotot që shpërndahen në rrjetet sociale dhe portale e forcojnë idenë në publik që Erion Veliaj aktron, por edhe punon.


Foto simbol e ditëve të vështira të përmbytjeve ishte ajo e ecjes së çartur të kryebashkiakut të bërë qull (sepse pa çadër) pranë zonave te permbytura. Poza e Veliajt të vetmuar, me sytë e picërruar nga pikat e shiut dhe i veshur me një palë çizme bënë xhiron e mediave online.
Por kryebashkiaku nuk është mjaftuar me kaq. Në rrjete sociale qarkullon një foto tjetër e tij në shi, teksa lëpihet nga një qen.
Nuk dihet nëse është një qen rrugësh, nga ato që gjenden me shumicë nëpër Tiranë apo qeni i një prej banorëve të zonave me probleme nga reshjet. Edhe mesazhi që jep kryetari i Bashkisë së Tiranës me këtë foto është pak i vështirë për t’u kuptuar. Gjithsesi duket që Veliaj po e shijon lëpirjen e qenit në fytyrë që përzihet me pikat e shiut në këto ditë të para dimri. Deri në fund të stinës kushedi çfarë do të na shohin sytë./Lapsi.al

33