Përpjekja e Trumpit për të rrëzuar regjimin në Iran është e kotë

nga Massoumeh Torfeh

Me vendosjen e Mike Pompesë për sekretarin e ri shtetëror amerikan dhe John Boltonin për këshilltarin për sigurinë kombëtare, presidenti amerikan Donald Trumpi ka krijuar një ekip tejet agresiv kundër Iranit, me ç’rast tregoi se po planifikon të anashkalojë diplomacinë, të hedh poshtë marrëveshjen nukleare iraniane dhe ndoshta edhe të përdor sulm ushtarak për të ndryshuar regjimin në Iran.

Ekipi kundër iranian i Trumpit ka mbështetjen e aleatëve të tij rajonal në Lindjen e Afërt. Ka pas takime në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahun me 5 mars dhe me trashëgimtarin e fronit saudit princin Muhamed bin Selmanin me 20 mars për të siguruar bashkëpunim. Me 23 mars këshilltarët saudit dhe emiratas për sigurinë kombëtare kanë mbajtur takimin në Shtëpinë e Bardhë për të shqyrtuar se si “të kundërshtojnë ndikimin malinj dhe sjelljen provokuese të administratës iraniane”.

Trumpi ndoshta ka shpërndarë ekipet, por nuk do të ketë lehtë për ndërmarrjen e aksionit vendimtar kundër Iranit. Pritet se në maj Trumpi do të heq dorë nga marrëveshja nukleare, si hap i parë, por edhe ky nuk do të jetë vendimi i lehtë për të. Muajin e njëjtë planifikon të mbaj takimin e parë kyç me kreun e Koresë Veriore Kim Jong Unin i cili me siguri do të jetë ngurues për të besuar presidentit amerikan i cili pikërisht në atë moment ka hedh marrëveshjen ndërkombëtare nukleare me Iranin.

Ndoshta vendos të hedh poshtë marrëveshjen dhe të përballet me të gjitha pasojat, po atëherë do të gjendej para problemit edhe më të madh, çfarë të bëjë me Iranin pas prishjes së marrëveshje nukleare? Opsioni i tij do të mund të ishte krijimi i ndonjë kaosi për të destabilizuar Iranin dhe të larguar administratën iraniane nga zonat e saja mbështetëse ashtu që SHBA-të do të mund të diktonin kushte dhe të jenë ana më e fortë. Kjo do të mund të ndodh me dërgimin e mbështetjes logjistike dhe financiare të opozitës në Iran, financimin e “sulmeve terroriste” të dëshirueshme, me përzierjen në zgjedhjet ose përkrahjen e protestave të brendshme dhe demonstratave.

Edhe pse në Iran mbretëron zemërimi për shkak të ngecjes ekonomike, opozita pa lidership dhe organizatë vështirë me qëllim do të bashkëpunojë me SHBA-në për të rrëzuar establishmentin aktual iranian. Ata dinë se forcat e sigurisë iraniane në mënyrë brutale do të përgjigjeshin në këtë hap. Poashtu, iranianët në kujtimet e tyre e kanë të freskët puçin nga viti 1953 të cilën e kryen SHBA-të, dhe se pak është e besueshme se opozita do të mbështes ndryshimin e ri të regjimit ose sulmin ushtarak të cilin do të kishte kryer SHBA-ja. Për më tepër forca më e fuqishme opozitare veç është në pozitë.

Presidenti i matur Hasan Ruhani ka arritur të krijojë aleancën me reformistët dhe bashkërisht po përpiqen të gjejnë hapësirë në sistemin për të cilin në dispozicion kanë shumë pak burime. Mënyra e tyre e bashkëpunimit me Perëndimin ishte nëpërmjet marrëveshjes nukleare iraniane dhe shfuqizimi i tyre për ata do të ishte pika e fundit.

John Boltoni në të kaluarën ka mbështetur sulmin e përbashkët të SHBA-ve dhe Izraelit në objektet nukleare iraniane, bashkë me”mbështetjen e fuqishme amerikane opozitës iraniane për të ndryshuar regjimin në Teheran”. Kjo është e rrezikshme dhe zgjidhje e kotë. Sulmet mbi objektet nukleare do të mund të shkaktonin përgjigjen e fuqishme të forcave të Gardës revolucionare iraniane, e cila do të kishte përfshirë tërë rajonin dhe me siguri do të sillte në konflikt me Izraelin.

Ideja e ndryshimit të regjimit pa alternativën e qëndrueshme poashtu ishte problematike në rastet e Irakut dhe Sirisë. Përpjekja shtatëvjeçare amerikane që të ndryshojë regjimin e Bashar al Asadit në Siri nuk arriti sukses. Më tutje, Boltoni aludon sjelljen në pushte në Iran të ish grupit terrorist Muxhadein Halk, për të cilin konsideron se është e qëndrueshme si alternativë Republikës Islame të Iranit. Besimi i Boltonit në MEK-un është gabimisht i bazuar. Grupi me shkeljen dramatike të drejtave njerëzore ka ideologjinë e cila përzien islamin dhe marksizmin, e për disa ekspert është edhe “kult”. Edhe pse proklamon se e ka miratuar politikën e matur nga viti 2012, kur është larguar nga lista amerikane e “terroristëve”, shumica iraniane edhe me tej refuzojnë vendimin e këtij grupi që të luftojë në anën e Sadam Hyseinit gjatë luftës irako-iraniane, viteve tetëdhjeta.

“Amerikanët duke kërkuar hapat e fuqishme kundër Iranit, edhe ne do të përforcojmë qëndrimet tona ndaj Lindjes, posaçërisht ndaj Kinës dhe Rusisë”, ka thënë Alaedin Borugjerdi, shefi i Komisionit për sigurinë kombëtare të parlamentit iranian.

Lufta tregtare e Trumpit me Kinës, lufta diplomatike e tij pa precedan me Rusinë, në kombinim me fuqizimin e qëndrimeve të tija kundër Iranit, do të mund të përforcojnë edhe më shumë lidhjet ekonomike dhe ushtarake me dy fuqitë në të fuqishme të Lindjes në dëm të Perëndimit. Irani i izoluar dhe Rusia do të mund të bashkëpunojnë më mirë në aksionet e fshehura në hapësirat me interes të veçantë amerikan, sikurse që është Afganistani dhe të konsolidojnë fitoren në Siri. Irani do të mund të jepte edhe më shumë mjete për ndihmë Hezbollahut, Palestinezëve , regjimit të Asadit dhe Lëvizjet Huthi në Jemen. Trumpi si po dukej ka humbur të gjitha gjasat të krijojë ndonjë platformë për bisedimet direkte me Iranin. Mundësit e t’ia për qasje alternative dhe agresive poashtu po duken të kufizuara.

Burimi : Al Jazeera/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne