“Përpjekjet izraelite përshpejtojnë një kataklizëm të tmershëm për mbarë njerëzimin”

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë (BFI), Sulejman Rexhepi, dënon ashpër dhunën izraelite ndaj palestinezëve, ndërsa ngjarjet e fundit në xhaminë Al-Aksa i konsideron si një përpjekje më shumë e popullit hebrenj për të vënë dorë mbi njerëzimin.

Rexhepi për Anadolu Agency (AA) thotë se dhuna izraelite ndaj palestinezëve “është një indoktrinim i skajshëm dhe ajka e ekstremizmit fetar, që prapa kësaj mendësie të mbrapshtë qëndron tërë aparatura shtetërore e Izraelit.

“Është një filozofi ekstremiste talmudiane përmes së cilës bota e vogël hebreje duhet të vë dorë mbi tërë botën, rrjedhimisht, mbi mbarë njerëzimin. Sipas kësaj ideologjie ekstremiste talmudiane, Xhamia Al-Aksa duhet të shkatërrohet dhe aty të ndërtohet ‘Tempulli i Solomonit’, sepse sipas tyre ‘ky është urdhër i Zotit’!”, shprehet Rexhepi.

Rexhepi thekson se kjo filozofi institucionale ekstremiste e hebrenjve ka nisur të nxjerrë kokë që nga viti 1967, duke shtuar më tej se jo rastësisht që nga ajo kohë mbi xhaminë Al-Aksa janë kryer sulme me pasoja të rënda, janë vrarë mijëra palestinezë, mijëra muslimanë duke u lutur, janë plagosur e arrestuar gjatë namazit, i është vënë flaka dhe jo njëherë kanë tentuar ta djegin deri në themel Al-Aksan.

Sipas tij, ajo që është duke ndodhur gjatë 50 viteve të fundit, me një frymë të njëjtë janë edhe sulmet e fundit të ushtrisë izraelite mbi këtë xhami.

“Do të ishte shumë njerëzore që organizatat përkatëse botërore, qoftë UNESCO apo komisionet dhe agjencitë përkatëse në kuadër të Kombeve të Bashkuara, të SHBA-së dhe të BE-së, ta ulin shtetin e Izraelit dhe t’ia tregojnë mirë e mirë historinë, mos të lajthiten nga përpjekjet për percepcione të gabuara që mundohet t’i imponojë shteti izraelit”, apelon Rexhepi.

Sistemin e kolonizatorëve hebrenj në oborrin e xhamisë të shenjtë për besimtarët muslimanë, kreu i BFI-së e konsideron si politikë ekstremiste dhe terroriste, të përkrahur nga Izraeli, siç e quan ai, shtet populli i të cilët ka përjetuar një terrorizëm të paprecedent, ndërsa prehje, qetësi dhe shtetëformim kanë përjetuar vetëm në gjirin e popullit musliman.

“Toka ka plotë hapësirë boshe, ashtu siç ka edhe shteti izraelit. Le të urdhërojnë ku të duan le ta ngrisin ‘Tempulln e Sollomonit’. Me një apel institucional, jam i bindur që edhe vetë muslimanët do ta ndihmonin ndërtimin e këtij Tempulli, por jo mbi themelet e xhamisë Al-Aksa. Një synim i tillë druaj se do ta përshpejtonte një kataklizëm të tmerrshëm për mbarë njerëzimin”, shprehet kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi për AA, duke shtuar se Al Aksa është vendi i tretë i shenjtë për muslimanët anembanë botës, i shenjtë po aq sa Meka dhe Medina.

Kujtojmë se tensionet e fundit eskaluan pasi autoritetet izraelite mbyllën kompleksin Al Aksa dhe vendosën detektorë të metalit pasi paraprakisht policia më 14 korrik vrau tre palestinezë me arsyetimin se kanë ndërmarrë sulm të armatosur, ndërsa deklaroi se gjatë incidentit janë plagosur dy policë izraelitë, të cilët kanë vdekur në spital.

Palestinezët e kanë kundërshtuar këtë praktikë, duke protestuar dhe falur namazin pranë kompleksit Al Aksa, ndërkohë që u përballën me ndërhyrje të forcave izraelite, të cilët shkaktuan edhe viktima.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne