Përplaset anija shqiptare në ujërat greke, plagosen 8 pjesëtarë të ekuipazhit

Një anije shqiptare është përplasur në ujërat greke, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur në bregdetin e Lefkadhës në Greqi, ku anija “Korabi” me flamur shqiptar është përplasur me shkëmbinjtë ne zonën detare të Akrotirio Doukatou.

Për pasojë, 8 pjesëtaret e ekuipazhit kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore.

Sipas të dhënave të deritanishme, anija po transportonte 1900 ton hekur nga Amaliadha, Volo për në Shqipëri, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne