Përplasja me armë në Vlorë, zbardhet ngjarja. Ja emri i viktimës

Rreth orës 23:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në ambientet e një lokali pas një konflikti të çastit, një person ende i paidentifikuar nga ana jonë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të palës tjetër. Për pasojë ka mbetur i vdekur shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç banues ne Vlorë.

Si dhe janë plagosur 3 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjekësore: 1. F.H., 28 vjeç. 2. A.L., 26 vjeçe. 3. A.Ll., 32 vjeç. Të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave. Deri në këto momente janë shoqëruar 3 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Jane ngritur pika kontrolli, si dhe forca të shumta policore po krehin zonën përreth vendngjarjes për kapjen e autorit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne