Përplasja mes civilizimeve dhe ribërja e rendit të ri botëror

nga Savash Veliu.

Gurthemeli për Projektin e Madh mbi Lindjen e Mesme do vjente me goditjen e 11 Shtatorit që u parapërgadit si okupim të Avganistanit dhe Irakut duke paralizuar Pakistanin dhe duke ngulfatur Iranin që të rrënohet Turqia më pas të futet bota islame nën okupimin ushtarak perëndimorë.

Mënyra e ripushtimit të rajonit musliman do kalonte mbi metodën e përdorimit të muslimanëve si armë kundër qytetërimeve të tjera një ‘sagë e njohur’ nga Samuel Huntington një direktiv nga lartë i kanalizuar të vendos vëmendjen e opinionit botëror drejtë armiqësisë me botën islame, sipas meje ai është repetitor për paralajmërim të katrahurave të sotme në botën islame që prej një projektprogrami ushtarak kaloj në formësimin e një libri besteler…

Për fat të keq sot këtu mbi muslimanët bëhen manovrat më monstruoze, ndërsa bëjnë këtë, përveç dobësive dhe ndjeshmërive, ata po përdorin edhe zemërimin e botës muslimane dhe natyrën fisnike që shquhen për trimëri dhe drejtësi duke operuar selektivisht ndaj Arakanasve, Kashmirasve, Palestinezëve e gjetiu të frustruar e të poshtëruar por edhe të zemëruar që të përplasen me botën hindu-budiste në afekt duke u shkatërruar mes veti për triumf të botës perëndimore.

Në njërën anë të komplotit global qëndrojnë regjimet e koruptuar të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite të shantazhuara skajshmërisht të veprojnë në dëm të popullit nëse ndaj perëndimit nuk janë të dëgjueshëm do të rrënohen prej pushtetmbajtjes mbretërore që kanë bërë marrëveshje të ruajn pushtetet në dobi të kompanive gjigande perëndimore për menaxhimin e porteve detare të kësaj zone aziatike. Shumica e porteve tregëtare në Oqeanin Indian kontrollohen nga ato prej ku furnizohet Kina, edhe lufta në Jemen pas saj qëndron kontrolli i ngushticen Mendeb në detin e kuq, por edhe Katari kërcënohet.

Në anën tjetër Pakistani i larguar nga influenca amerikane dhe afrimi i tij me Kinën kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh që i shkurtojnë rrugët e transportit sidomos ato të Kinës për në Oqeanin Indian gjë që i dëmton llogaritë e korporatave të porteve që thamë më lart me influenc perëndimore duke dëshiruar që të izolohej në qoshe dhe të kërkohej që të dorëzohej përmes operacioneve të autorizuara mund ta përfshijë edhe gjithë Azinë e Jugut dhe ta mbajë peng, dhe kjo do të nënkuptonte forcimin e Perëndimit dhe dobësimin e Azisë.

Siç shihet aksi i shkatërrimit kalon tani nga Lindja e Mesme në Azi përreth kufijve të Kinës, Pakistanit, Avganistanit, Iranit dhe Indisë aty ku përqëndrohen gjeografikisht rrugët e ‘Silk Road’ rrugë nga do të gjallërohej rruga e tregëtisë së re botërore drejtë Evropës, rrugë që përjashton Amerikën nga skena botërore si fuqi ushtarako-tregëtare… në pension.

Brenda shteteve të lartë përmendura do tentohet të ndërhyret edhe përmes organizmave terroriste të cilët transferohen nga Siria dhe Iraku drejtë kufijve verior të Avganistanit ku priten të inskenohen përplasjet e para sigurisht me Kinën, Indinë, Iranin, Pakistanin që të riformohet shteti ‘Beluchistan’ prej pjesëve të copëtuara duke këputur transferzallën ‘Rruga e mëndafshit’ një projekt vizionar prej Kinës drejtë Evropës, i larguar nga kontrolli Amerikan.

Sot lufta perëndimore gjegjësisht ajo Amerikane është e drejtëpërdrejt e zhvilluar pas perdes me Kinën larg syve të opinionit publik një superrivalitet që lëkund seriozisht bedemet e perandorisë Amerikane, një përplasje e hekurt që tërheq ish aleatët amerikane aksit të vet duke zvetënuar SHBA-në larg sundimit botëror. Pak dihet në opinion se pas përplasjeve tregtaro-politike pësoi Boingu amerikan 737 dhe kundërpërgjigjeja ndaj saj ishte inskenimi i masakrës në Zelandën e re që qen mesazhe të drejtpërdrejta ndaj njëri tjetrit derisa viktimat e pafajshëm tërhiqen peshqesh për supremacion të dy atllarve të azdisur tregëtar!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne