Përplasja Musk-Zuckerberg: A është inteligjenca artificiale një rrezik?

Vallë a përbëninteligjenca artificiale një rrezik për njerëzimin?

Miliarderët e Luginës së Silikonit, Elon Musk (SpaceX, Tesla) dhe Mark Zuckerberg (Facebook) nuk janë dakord, siç ilustrohet në shkëmbimet e tyre në rrjetet sociale.

Në mes të muajit korrik, Elon Musk theksoi se inteligjenca artificiale ishte kërcënimi më i madh për qytetërimin tonë, në një konferencë para guvernatorëve në SHBA, duke shtuar se njerëzimi duhet të jetë shumë i shqetësuar.

Ai u shpreh në atë kohë për futjen e një rregulloreje për parandalimin e inteligjencës artificiale duke përmendur rreziqet si robotët, që vrasin njerëz në rrugë apo shpërthimi i luftrave duke manipuluar informacionin.

“Këto deklarata janë të papërgjegjshme”, u kundëpërgjigj të dielën kreu i “Facebook”, Mark Zuckerberg, i pyetur nga një përdorues interneti gjatë një bisede direkte në rrjetin social.

“Për këtë çështje jam optimist”, theksoi ai.

Sipas tij, në 5 apo 10 vitet e ardshme, inteligjenca artificiale do të mundësojë përmirësime në jetët tona duke përmendur shëndetin apo drejtimin autonom.

Mbrëmjen e të hënës, reagimi therës i Elon Musk në “Twitter” për deklaratat e Mark Zuckerberg ishte se “ai e ka të kufizuar të kuptuarin e kësaj çështjeje”.

Kolosët e “Silicon Valley” investojnë masivisht në inteligjencën artificiale duke përfshirë këtu ndërmarrjet e drejtuara nga Elon Musk dhe Mark Zuckerberg.

“Facebook” përdor veçanërisht inteligjencën artificiale për evakuimin e përmbajtjeve problematike në rrjetin social dhe ka inxhinierë të specializuar në inteligjencën artificiale për punën në projektet e ardhshme, ku ai vlen të theksohet sidomos komunikimi telepatik./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne