Përplasje mes ushtrisë dhe popullit në Venezuelë, pretendohet për një të vrarë

Në Venezuelë, në rajonin kufitar me Brazilin, pretendohet se në përleshjet ndërmjet ushtrisë dhe popullit, u vra një grua dhe u plagosën shumë të tjerë.

Deputeti opozitar, Americo De Grazia, në postimin e bërë nëpërmjet medias sociale, bëri të ditur se në rajonin Gran Sabana, humbi jetën një banore e kësaj zone.

Kurse një prej gazetave opozitare “El Nacional” shkroi se në përleshje u vranë të paktën 2 persona dhe u plagosën 22 të tjerë.

Në lajmin e bazuar në dëshminë e aktivistes të të drejtave të njeriut, Tamara Suju, gazeta shkroi se përleshjet u përjetuan ndërkohë që ushtarët venezuelas përparonin drejt kufirit të Brazilit dhe kërkonin të kalonin barrikadën e ngritur nga vendasit, Pemon.

Kryetari i Shtetit, Nicolas Maduro, për të penguar hyrjen në vend të “ndihmave njerëzore” të Amerikës, të cilat i cilëson si pjesë e strategjisë pushtuese, kishte dhënë urdhër për mbylljen e kufirit me Brazilin.

Opozitarët, krahas Brazilit kërkon që edhe nga Kolumbia të fusin “ndihma” në vend, por ushtria ka mbyllur me kamionë urën që ndan Brazilin me Venezuelën./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne