Përse Britania nuk jep mësim në shkolla Historinë Kolonialiste dhe mizoritë e Perandorisë ?

Gjatë intervistës së tij në stacionin 4, deputeti i kuvendit indian, Shashi Tharuri, zbuloi librin e tij të ri me titull: “Perandoria e Turpshme”, i cili hedh dritë, mbi pushtimin britanik të Indisë.

Tharuri shpjegoi se në Britani, është e pranishme, një “humbje kujtesë mbi historinë”, për dëmet e shkaktuara nga perandoria. Ndërsa ai i drejtohej prezantuesit Jon Snow, duke i përshkruar indianët, si njerëz të cilët janë të mirë në falje dhe në harresë, duke nënkuptuar këtu, lënien në harresë të pushtimit britanik, ai citoi shprehjen: “Le t’i falim ata, por mos t’i lëmë ata të harrojnë”.

Tharuri duke bërë të ditur se, ky është një problem britanik, ai përmendi shembullin e disa studentëve, me nota të shkëlqyera, të cilëve nuk iu është mësuar, historia kolonialiste dhe mizoritë, ose mënyra e financimit të Britanisë, së revolucionit të saj industrial dhe mirëqënies së saj, e cila buronte drejtpërdrejtë, nga plaçkitjet e perandorisë. Ai nënvizoi: “Britanikët erdhën, në një nga vendet më të pasura të botës (Indi), në fillim të shekullit të XVIII-të dhe e shndërruan atë, pas 200 vitesh plaçkitjesh të vazhdueshme, në një nga vendet me të varfra të saj”.

Deputeti indian Shashi Tharuri, bëri të ditur se, marrëdhëniet e sotme, mes Indisë dhe Britanisë, janë ato mes dy kombeve të pavarura, të cilat kanë përshkuar një rrugë të gjatë, duke shtuar se në ditët tona, ekonomia indiane, është po aq e madhe sa ajo britanike. Megjithatë ai kumtoi se ndërgjegjësimi për historinë është i domosdoshëm. Tharuri theksoi: “Nëse nuk e di se nga vjen, si do ta vlerësosh se ku do të shkosh?!”

Më pas ai foli dhe për seancën e përurimit, mes ministrave të tregtisë së Commowealthit “Pasurisë së Përbashkët”, e cila do të mbahet, javën tjetër në Londër, Shashi Tharuri bëri të qartë se India, është shumë e vetëdijshme për Brexitin dhe për ndërlikimin e saj dhe se shumë indianë, hapën dyqanet  tyre, në Mbretërinë e Bashkuar, për të përftuar një qasje të lehtë, në pjesën tjetër të Europës.

Madje India mund të diskutojë, mbi çështjet e tregtisë së lirë, emigracionit, kushtet për studentët dhe lejeqëndrimin e përkohshëm të punës. Tharuri drejtoi pyetjen: “Nëse me të vërtetë, ju nuk doni shumë të huaj në vendin tuaj, atëherë çfarë do t’i jepni saktësisht Indisë, për të shitur produktet tuaja në tregun indian?!”

Shashi Tharuri sqaroi: “Ju duhet të pranoni, fuqinë e Indisë, në sigurimin e shërbimeve, njerëzve dhe ekspertizave, në fusha si teknologjia e infomacionit dhe programet”. Tharuri vuri theksin se një marrëveshje e mirëfilltë, mes dy vendeve do të bëhej e mundur, vetëm nëse ekziston një “marrje” dhe një “dhënie” e vërtetë.

Tharuri e mbylli intervistën e tij me fjalët: “Bisedimet tregtare, janë pragmatiste, realiste dhe me propozime për biznes”. Më tej Tharuri  e përshkroi librin e tij të ri, si “ndriçues” dhe “i flaktë”, i cili do të pëlqehet nga lexuesit.
Burimi: iuvmpress/ ml

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne