Përse duhet mbështetur dhe përkrahur Palestina dhe populli i saj?!

Ø Të qëndrosh përkrah Palestinës do të thotë të qëndrosh përkrah të së vërtetës, të mbështesësh vlerat e së drejtës njerëzore si dhe të mos pranosh pushtimin izraelit.

Ø Të qëndrosh përkrah Palestinës do të thotë të mos pranosh padrejtësitë dhe vuajtjet me të cilat përballet një popull i tërë, i cili për dekada me radhë dhe deri në këto momente po vritet, dëbohet, keqtrajtohet, burgoset si dhe i shkatërrohen dhe uzurpohen tokat dhe pasuritë e tij.

Ø Të qëndrosh përkrah popullit palestinez do të thotë të qëndrosh përkrah të së drejtës humane, të drejtave të njeriut dhe rezolutave të legjitimitetit ndërkombëtar.

Ø Të qëndrosh përkrah Palestinës do të thotë të mos pranosh politikat ndërkombëtare të cilat janë ngritur në bazë të interesave të pamoralshme financiare dhe politike, duke hedhur poshtë të vërtetën dhe vlerat njerëzore.

Ø Të qëndrosh përkrah Palestinës do të thotë të mos pranosh vuajtjet e të gjithë fëmijëve të pupullit palestinez të cilët, për faj të pushtuesve izraelitë, nuk e dinë se ç’do të thotë fjala “fëmijëri”.

Burimi: Ambasada palestineze ne Shqiperi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne