Përse jemi në grevë urie në burgjet e Israelit?

Nga Marwan Barghouthi ( deputet në Parlamentin Palestinez si dhe një nga figurat kryesore të politikës në Palestinë, vazhdon të jetë i burgosur në burgjet famëkeqe të Izraelit që nga viti 2002, për afro 16 vjet. Aktualisht, ai udhëheq grevën e urisë e të burgosurëve palestinezë e cila ka nisur para disa ditëve në burgjet izraelite )
BURGU HADARIM, Israel – Të kaluarit e 15-të viteteve të fundit në një burg israelit, kam qenë dëshmimtar dhe viktimë e sistemit illegal të arrestimeve arbitrare masive dhe të keqtrajtimit të të burgosurve palestinezë. Pas provimit të tërë opsioneve të tjera, vendosa se nuk kishte zgjedhje përveç asaj të rezistencës ndaj këtyre abuzime duke shkuar deri në grevë urie.
1000 të burgosur palestinezë kanë vendosur të bëhen pjesë e grevës së urisë e cila fillon sot, dita që ne këtu e quajmë Dita e të Burgosurve. Greva e urisë është prej formave më të paqshme të mundshme të rezistencës. U shkakton dhimbje vetëm atyre që janë pjesë e saj dhe të dashurve të tyre, me shpresën se stomakët bosh të tyre dhe sakrifica e tyre do të ndihmojë që mesazhi të dëgjohet edhe përtej kufizimeve të qelive të errta.
Përvoja e dekadave ka vërtetuar se sistemi çnjerëzor i pushtimit kolonial dhe ushtarak të Israelit ka për qëllim të thyejë shpritin e të burgosurve dhe të kombit të cilit i përkasin, duke u shkaktuar vuajtje fizike, duke i ndarë prej familjeve dhe komunitetit të tyre, duke përdorur masa poshtëruese për t’i shtrënguar në nënshtrim. Pavarësisht këtij trajtimi, ne nuk do të dorëzohemi.
Israeli, fuqia pushtuese, ka dhunuar ligjin ndëkombëtar në mënyra të përsërituara për gati 70 vjet, dhe ende gëzon pandërshkueshmëri për veprimet e tij. Israeli ka kryer shkelje të rënda të Konventës së Gjenëvës kundër popullit palestinez; të burgosurve, pa bërë përjashtim qofshin burra, gra dhe fëmijë.
Isha vetëm 15 vjeç kur u burgosa për herë të parë. Isha 18 kur një hetues më detyrojë të hapja këmbët ndërsa qëndroja i zhveshur në dhomën e hetimit, para se të më qëllonte në pjesët gjenitale. Prej dhimbjes humba ndjenjat dhe rrëzimi përtokë më la një shenjë të përheshme në ballë. Hetuesi më tallte paskësaj, duke më thënë se kurrë nuk do të mund t’i jepja jetë dikujt pasi njerëz si unë lindin vetëm terrorista dhe vrasës.
Disa vjet më vonë, u gjenda sërisht në një burg israelit, duke prirë një grivë urie, kur lindi djali im i parë. Në vend të embëlsirave që zakonisht shpërndajmë për të festuar të tilla të lajme, u ndava kripë të burgosurve të tjerë. Kur ai bëri 18 vjeç, kësaj rradhe u arrestua ai dhe iu desh të kalonte katër vjet në burgjet israelite.
Më i madhi i katër fëmijëve të mi është tanimë burrë 31 vjeçar. Megjithatë, unë ende jam këtu, duke prirë këtë luftë për liri bashkë me mijra të burgosur të tjerë, miliona palestinezë dhe shumë përkrahës në mbarë botën. Cka është kjo me arrogancën e pushtuesit dhe shtypësit, si dhe përkrahësve e tij që behen të shurdhër ndaj kësaj të vërtete të thjeshtë: zingjirët tanë do të këputen para se të jemi, pasi është në natyrën njerëzore t’i kushtojë vëmendje thirrjes për liri pavarësisht kostos.
Israeli i ka ndërtuar thuajse tërë burgjet e tij brenda Israelit e jo në territoret e pushtuara. Duke vepruar kësisoj, i ka shtyrë qytetarët palestinezë me dhunë dhe në mënyrë të jashtë ligjshme në robëri, dhe e ka përdorur këtë situatë për të ndaluar vizitat e familjarëve dhe për të shkaktuar vuajtje ,mbi të burgosurit nëpërmjet transporteve të gjata nën kushte mizore. Israeli shkel të drejtat më bazike që duhet të garantohen nga ligji ndërkombëtar – ndër to edhe disa greva urie me vuajtje në të kaluarën – në privilegjet që shërbimi i burgut vendos të na sigurojë apo të na privojë.
Të burgosurit dhe të ndaluarit palestinezë vuajnë prej torturës, trajtimit çnjerëzor dhe degradues si dhe neglizhencës mjekësore. Disa janë vrarë ndërsa kanë qenë në burgosje. Sipas të dhënave më të fundit të Klubit të të Burgosurve Palestinezë rreth 200 të burgosur palestinezë kanë vdekur qysh prej 1967 për shkak të të tillave veprimeve. Të burgosurit palestinezë dhe familjet e tyre janë po ashtu objektivi kryesor i politikës israelite të imponimit të ndërshkimeve kolektive.
Nëpërmjet grevës sonë të urisë, ne kërkojmë dhënien fund të këtyre abuzimeve.
Në pesë dekadat e fundit, sipas grupit Addamer të të drejtave të njeriut, më shumë se 800.000 palestinezë janë burgosur apo ndaluar nga Israeli – e barazvlefshme me rreth 40% të popullësisë mashkullore të territorit palestinez. Sot, gjenden të burgosur rreth 6.500, mes tyre disa që kanë një dallim të mjerë atë të mbajtjes së rekordeve botërore për periudhat më të gjata në burgosje të të burgosurve politikë. Zor se gjen ndonjë familje të vetme në Palestinë që mos të jetë prekur prej dhimbjes së shkaktuar nga burgosja e një apo më shumë anëtarëve të saj.
Si ta vlerësosh këtë gjendje të pabesueshme çështjesh?
Israeli ka ngritur një rregjim ligjor të dyfishtë, një formë aparteidi gjyqësore, që siguron pandërshkueshmëri virtuale për Israelin, i cili kryen krime kundër palestinezëve, ndërsa kriminalizon praninë dhe rezistencën e palestinezëve. Gjykatat Israelite janë një fasadë e drejtësisë, qartazi instrumente të pushtimit kolonial dhe ushtarak. Sipas Departamentit të Shtetit, norma e dënimeve për palestinezët në gjykatat ushtarake është gati 90%.
Mes qindra mijërave palestinezë, të cilët Israeli zë rob janë fëmijë, gra, parlamentarë, aktivistë, gazetarë, mbrojtës së të drejtave të njeriut, akademikë, figura politike, militantë, kalimtarë, anëtarë të familjeve të të burgosurve. Dhe të gjithë me një qëllim të vetëm: të groposin aspiratat legjitime të një kombi të tërë.
Kësisoj,pas tërë kësaj, burgjet Israelite janë bërë djepi i një lëvizje qëndrestare për vetë-vendosjen palestineze. Kjo grevë urie do tregojë edhe njëherë se lëvizja e të burgosurve është një busull që prin betejën tonë, betejën për Liri dhe Dinjitet, emrin të cilin kemi zgjedhur në këtë hap të ri në udhëpërshkrimin tonë të gjatë për liri.
Israeli ka tentuar të na etiketojë të gjithëve ne si terrorista për të legjitimuar dhunimet e tij, ndër to arrestimet masive arbitrare, torturën, masat ndërshkuese dhe ndalimet e rrepta. Si përpjekje e Israelit për të nënvleftësuar betejën palestineze për liri, një gjykatë israelite më dënojë për 5 heqje jetësh dhe 40 vjet burg në një gjyq prej shoë politik që u dënua prej vëzhguesve ndërkombëtarë.
Israeli nuk është fuqia e parë pushtuese apo koloniale që përdor të tilla mjete. Cdo lëvizje çlirimtare në histori mund të rikujtojë praktika të ngjashme. Kjo është arsyeja përse kaq shumë njerëz që kanë luftuar kundër shtypjes, kolonializmit dhe aparteidit janë më ne. Fushata Ndërkombëtare për të Liruar Marëan Barghouti dhe Gjithë të Burgosurit Palestinezë, që ikona Ahamed Kathrada dhe bashkëshortja ime, Fadwa, nisën në 2013 prej ish-qelisë së Nelson Mandelës, në Ishullin Robben, mori përkrahjen e tetë laureatëve të Cmimit Nobel për Paqen, 120 qeverive dhe qindra liderave, parlamentarëve, artistëve dhe akademikëve në mbarë botën.
Solidariteti i tyre vë në dukje dështimin moral dhe politik të Israelit. Të drejtat nuk njihen prej një shtypësi. Liria dhe dinjiteti janë të drejta universal që janë të qenësishme për njerëzimin, për t’u garantuar nga secili shtet dhe për gjithë qeniet njerëzore. Palestinezët nuk do të bëjnë përjashtim. Vetëm dhënia fund e këtij pushtimi do t’i japi fund kësaj padrejtësie dhe shenjojë lindjen e paqes.

*Marwan Barghouti është një lider dhe parlamentar palestinez.
Burimi: https://mobile.nytimes.com/2017/04/16/opinion/palestinian-hunger-strike-prisoners-call-for-justice.html

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne