Përse ky duf antimysliman edhe nga intelektualë shqiptarë

Nga Bashkim Kopliku

Edhe pasi u sqarua se ishte një fakenews (lajm i rremë), mbulimi i statujës së Skënderbeut gjatë faljes së Kurban Bajramit në Tiranë (01.09.2017), po vazhdon akoma një histeri kundër feve, asaj myslimane, por për reaksion edhe kundër katolikes e ortodokses.

Më pikëllon kur pjesë e kësaj histerie, bëhen edhe miq të mi, që jam i bindur që nuk janë të vetëdijshëm se dufi që po shprehin në komentet e tyre, thellë thellë e ka bazën tek një antifetarizëm i kultivuar në kohën e komunizmit, i cili është bërë pjesë e mentalitetit të tyre, pavarësisht se ata nuk duan t’ia pranojnë këtë fakt as vetes së tyre.

Po e konkretizoj se më lart, me një shembull nga dufi i tyre i shprehur kundër zakonit mysliman të kurbanit. Po citoj nga shkrimet e tyre në facebook:

Miku im J.V:

“Ai që ther me dorën e vet një kafshë pa ju dridhur aspak shpirti, mund të theri në të njejtën mënyrë edhe një njeri. Nuk besoj se do i bënte ndonjë përshtypje dallimi.”

[…]

Jam duke shprehur Bashkim se therja e kafsheve ne publik me nje qetesi shpirterore te tille duke e kthyer deri ne spektakel ne forme mburrje si per medalje lavderimi eshte gjest i shemtuar dhe aspak human apo social. Sic the dhe ti lë nje shije te shemtuar te shikuesi. Nje femije do ishte tmerruar, se shikoj dhe spektator te kjo foto. Nuk e di cfare kujtojne se i tregojne atyre femijeve. Qe jane te zot te therrin sepse kane thiken ne dore? […] sic ka dhe thertore ose dhoma kasapi te mbyllura per kafshet e gjora ose sic ka ambiente te posacme per cdo gje. Per dijeni personalisht besoj se edhe kafsha ka shpirt prandaj blegerin e çirret dhe iken me vrap kur e ndjekin. Po ska lidhje fare postimi me fene. Cdo fe ka ritet e veta dhe nuk jam une ti gjykoj ato ketu.

Miku im tjetër, P.D:

Skena te tilla barbarike duhet te jene te papranueshme ne publik, pavaresisht per ç’motive “te larta” behen! Eshte per te ardhur keq, qe ne nje vend evropian, veprojme sikur te jemi ende banore te shpellave!

Pasi pata dhënë përgjigjen: “Pamja e therjes se qingjit eshte shume e shemtuar edhe per mua. Por ne asnje menyre nuk jam dakord me ty J., se ai qe ther kafshen, njesoj ther edhe njeriun. Nuk besoj qe edhe ti te kesh tamam kete mendin, por je duke u shprehur ne menyre artistike, kontekstuale, duke bere aludime ne diskutimin e ketyre diteve, mbi fete etj.”, tani po shtoj në një rreth më të gjerë miqsh:

Kurbani është një rit fetar mysliman, por jo unik vetëm i myslimanëve. Njerëzit mund të jenë dakord ose jo me këtë rit. Por, sidomos intelektualët shqiptarë, duhet ta përmbajnë dufin e mos ta hedhin në publik, sepse feja myslimane është feja e mbi gjysmës së shqiptarëve.

Po ku e sheh dufin ti Bashkim, mund të thotë ndonjëri.

Në vijim po shpjegoj se ku, duke perifrazuar, përdorur qëllimisht shprehjet e dy miqve të mi, të cilët, të dy miqtë e mi, janë shumë të kulturuar, dhe jetojnë në njërin nga vendet më demokratik, më tolerant ndaj feve, të botës, prandaj për rrjedhojë ata e dinë se:

1—Therje kafshe, shumë më të madhe; shumë më të pranueshme në publik; me spektakle publike shumë më të ndjekura në botë; me shumë mburrje e me medalje lavdërimi; bile me fitime miliona dollarësh;therje pa ju dridhur shpirti, me skena barbarike mu në mes të Evropës (Spanjë etj.), por dhe në mes të Amerikës (në Meksikë, në ShBA etj.), i kemi jo nga “banorë shpellash”, por nga banorë gradaçelash– kemi vrasjen e demave nga toreadorët, por edhe të kafshëve më të vogla, si gjelat etj. E këto vrasje janë shumë të pranueshme në publik, sa që ju janë thurur romane e filma pa fund.

Nuk besoj se dy miqtë e mi, janë shprehur ndonjëherë në jetën e tyre në mbrojtje të demit e gjelit, siç janë shprehur këto ditë në mbrojtje të dashit me brirë.

2—Ka popuj, që besoj se e kalojnë 1 miliardë njerëz, që nuk janë dakord fare me therjen e Lopës, p.sh indianet. Kushedi se çdo thoshte një indian për J. dhe P., miqtë e mi!!! Po fundi indiani nuk po shanë e dërmon indianin e vet, siç po bëjnë miqtë e mi për më shumë se gjysmën e bashkëkombësve të vet, myslimanë.

U bej thirrje, jo vetëm dy miqve të e mi J. dhe P., por edhe shumë të tjerëve, që të bëjnë një vetëanalizë, dhe të shërojnë veten nga atavizmat komuniste, të jenë më tolerantë ndaj atij që beson në një fe—nuk kemi të drejtë veçanërisht ne shqiptarët me moshë mbi 50 vjeç, që jemi bashkëfajtorë me komunizmin, së paku se e kemi duruar dhe e kemi votuar, kur godiste fetë me dhunën e tij vrastare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne