Përse Zërat e Zezakëve kanë Rëndësi për Palestinën?

nga Dr. Hatem Bazian

Zërat e shquar të zezakëve të cilët shprehin mbështetjen për palestinezët kanë zemëruar sferën pro-izraelite.

Ilhan Omari dhe censurimi i zërave të zezakëve për Palestinën!

Përse AIPAC-u do që të censurojë zërat e zezakëve për Palestinën?

Në vitin 1979 Andrew Young ambasadori i parë afro-amerikan i Sh.B.A.-së i caktuar ndonjëherë në O.K.B., u detyrua që të jepte dorëheqjen si pasojë e trysnisë të ushtruar, nga ana e palëve pro-izraelite të presidentit të asaj epoke Jimmy Carter.

(https://www.washingtonpost.com/archive/politics/1979/08/16/young-resigns-as-un-ambassador/5089b505-064d-41d0-ab32-dd98b8136fef/?utm_term=.86cdb7fbe6c7).

Rasti i Andrew Young shfaqi fuqinë në rritje të AIPAC-ut dhe përqendrimin e marrëdhënieve Sh.B.A-Izrael në kurriz të të tëra pranueshmërive të tjera duke përfshirë karrierën e një ikonë të të drejtave civile afro-amerikane. Ndërhyrja e fundit e Ilhan Omarit me AIPAC-un dhe me organizatat pro-izraelite nuk është diçka e re, por përfundimi tregon për një peisazh socio-politik dhe socio-fetar i cili është duke ndryshuar me shpejtësi. Në 1979 Andreë Young nuk mbrojti apo foli për të drejtat e palestinezëve; në vend të kësaj një takim i thjeshtë ishte pasoja e mjaftueshme që ai të humbiste postin e tij si ambasador i O.K.B-së.

Në të vërtetë vënia në shënjestër e Ilhan Omarit nga AIPAC-u dhe përpjekjet për të heshtur zërin e saj për Palestinën, i shtohet një listë të gjatë e udhëheqësve afro-amerikanë, të cilët u përballën me një reagim të ngjashëm nga palët pro-izraelite, për guximin e të folurit për të drejtat e njeriut për palestinezët dhe shprehën gatishmërinë për të sfiduar pushtetin e sferës izraelite. Vetëm në gjashtë muajt e fundit Michelle Alexander Marc Lamont Hills.

(https://www.nytimes.com/2019/01/19/opinion/sunday/martin-luther-king-palestine-israel.html), (https://www.cnn.com/2018/11/29/media/marc-lamont-hill-cnn/index.html) dhe Angela Davis (https://www.theroot.com/after-civil-rights-institute-rescinded- prestigious-award-1832737058) u vunë në shenjestër të organizatave pro-izraelite, të cilat shkaktuan shkarkimin nga puna të Hill-it dhe heqjen e çmimit të Davisit. Në një mënyrë qortuese orvatjet për të heshtur afrikanët amerikanë dhe zërat e zezakëve në përgjithësi kanë qenë një model normativ në diskutimet politike, shoqërore dhe mediatike në Sh.B.A. dhe në Europë, por një ndryshim është duke u zhvilluar pavarësisht nga rastet e vështira të përmendura më lart.

Në një mënyrë tejet qortuese, afro-amerikanët dhe zezakët në mbarë botën ruajnë një zë moral dhe etik, për të qenë kujdestarë të trashëgimisë historike të luftës bashkëkohore anti-koloniale dhe për të luftuar për të drejtat njerëzore dhe civile. Ndihmesa e afro-amerikanëve dhe zezakëve është dëshmuar tanimë në sfidimin dhe dhënien fund të robërisë në mbarë globin, lëvizja e të drejtave civile që solli më në fund ligjet e Jim Crow në Sh.B.A., si dhe ndihmesat ndërkombëtare të cilat sfiduan dhe fituan kundër kolonializmit dhe aparteidit (duhet të theksohet se zezakët amerikanë dhe zezakët e Afrikës së Jugut u mbështetën në luftën e tyre nga shumë aktivistë çifutë disa nga të cilët humbën dhe jetën). Çdo e drejtë njerëzore dhe dinjiteti njerëzor të cilat luftuan në dy shekujt e shkuar kanë patur një gjurmë të rëndësishme afrikane, afro-amerikane dhe zezake mbi të. Palët e tjera duke përfshirë dhe shumë aktivistë çifutë luajtën role të rëndësishme në këto përpjekje por ky artikull përqendrohet në lëshimet e vazhdueshme. Rishfaqja e ndërkombëtarizmit afro-amerikan dhe atij zezak në marrëdhëniet me Palestinën, është një zhvillim i rëndësishëm i cili është shqetësues për AIPAC-un dhe forcat pro-izraelite në Sh.B.A. dhe Europë.

Në librin e tij me titull: “Black Power and Palestine: Transnational Countries of Color” (Fuqia Zezake dhe Palestina: Vendet Ndërkombëtare të Ngjyrës), Michael R. Fischbach, profesor i historisë në kolegjin Randolph-Macon pohon se ndjenjat e zezakëve dhe shprehjet e mbëhtetjes për palestinezët janë thelluar pas luftës së vitit 1967. (https://www.amazon.com/Black-Power-Palestine-Transnational-Comparative/dp/1503607380). Megjithatë  edhe para vitit 1967 krerët zezakë si Malcolm X, James Baldëin dhe Amiri Baraka mbajtën qëndrim për të kundërshtuar sionizmin dhe Lëvizja e “Black Panthers” (Panterave të Zeza), Muslimanët Zezakë, SNÇ dhe NAACP, mbajtën qëndrimet e tyre të cilat mbështesnin luftën palestineze dhe e shihnin atë si një pasqyrim i dëshirës së tyre të zjarrtë për liri. Por në të njëjtën kohë zërat afro-amerikanë dhe zezakë në përgjithësi, janë përpjekur që të largohen nga mbështetja e padiskutueshme për Izraelin, si dhe korin kombëtar të të dyja partive politike, por pasojat e të folurit dhe censurimi gjithmonë qëndronin në prapaskenë dhe përherë ndëshkoheshin rëndë. (https://archive.org/stream/They-Dare-To-Speak-Out-Paul-Findley/They_Dare_to_Speak_Out_Paul_Findley_djvu.txt)

A mundet që zëri i zezakëve dhe i të kafenjve të flasë për Palestinën, sepse kjo është një çështje serioze me pasoja shumë të mëdha nëse trajtohet në mënyrë të denjë! A munden Ilhan Omar, Marc Lamont Hill dhe Angela Davis të flasin lirshëm, apo ata janë të vënë në shënjestër, të demonizuar dhe të kufizuar sepse kanë vënë në provë muret epistemike racore dhe strukturore të ndërtuara për njerëzit me ngjyrë të zezë dhe kafe për Palestinën?! “Ndarja e shqetësimit kërkon që ne të mos lejojmë më politikanët apo partitë politike që të heshtin në çështjen e Palestinës”, komentoi Marc Lamont Hill pasi CNN e shkarkoi atë nga puna si komentator. Lamont më tej këmbënguli kështu: “Ne nuk mundemi në veçanti që ta lejojmë të majtën politike që të mbetet rrënjësore ose madje përparimtare në çdo çështje duke filluar nga mjedisi tek lufta dhe deri tek ekonomia. Ajo mbetet përparimtare në çdo çështje përveç asaj të Palestinës”. (https://electronicintifada.net/blogs/ali-abunimah/marc-lamont-hill-politically-lynched-telling-truth-about-palestine)

“Fyerja” e Ilhan Omarit është se ajo foli për fuqinë e jashtëzakonshme të AIPAC-ut në Capitol Hill, e cila u jep formë politikave amerikane në lidhje me Palestinën dhe Lindjen e Mesme, një çështje për të cilën kanë shkruar ose kanë folur shumë të tjerë para saj dhe epokës së saj. (https://www.amazon.com/Israel-Lobby-US-Foreign- Policy/dp/0374531501). Ajo me të cilën u përballën Marc Lamont Hill dhe Angela Davis ishte shkrimi se AIPAC-u kishte nisur sulmet e orkestruara kundër Ilhan Omarit të cilat vazhdojnë deri në ditët e sotme. (https://www.haaretz.com/us-news/pro-israeli-demonstrators-rally-outside-ilhan-omar-event- in-l-a-1.7046356)

Fushata e dendur drejtpërdrejtë kundër kongresmenes Ilhan Omar pas shpalosjes së drejtpërdrejtë të AIPAC-ut dhe mbështetjes së thirrjes së shoqërisë civile palestineze për bojkot, shpronësim dhe sanksione u drejtua në kufizimin dhe heshtjen e zërit të saj, një model normativ për njerëzit zezakë dhe kafe të cilët guxojnë që të flasin. Ilhan Omar e ktheu këtë në një pyetje gazetarie, “e tërë kjo bëhet fjalë për foshnjën e Benjaminëve”, një citim nga vitet ‘90-të i Puff Daddyt i cili i këndon parave të thata (https://www.youtube.com/watch?v=0c58ppLPJcQ), u përdor nga republikanët për të nisur një fushatë për të rrëzuar përfaqësuesen Ilhan Omar nga Komiteti i Marrëdhënieve me Jashtë të Shtëpisë së Bardhë (https://www.cnsnews.com/news/article/patrick-goodenough/calls-democratic-leadership-remove-ilhan-omar-house-foreign-affairs) pas qortimit të sjelljes së Izraelit ndaj palestinezëve dhe shprehjes së mbështetjes së hapur për B.D.S.

Përmbajtja e asaj që përfaqësuesja Ilhan Omar kishte thënë është vendimtare, sepse erdhi si përgjigje ndaj udhëheqësit të pakicës së Shtëpisë Republikane Kevin Mc Carthyt (https://www.cnsnews.com/neës/article/patrick-goodenough/calls-democratic-leadership-remove-ilhan-omar-house-foreign-affairs), i cili ishte duke kërkuar një sanksionim formal të përfaqësueseve Ilhan Omar dhe Rashida Tlaib si pasojë e qortimeve të tyre, për pushtimin e vazhdueshëm të Palestinës nga Izraeli dhe gatishmërisë për t’u larguar nga kufijtë e ndërtuar.

Menjëherë pasi kongresmenia Ilhan Omar shprehu këtë frazë, republikanët, organizatat amerikane sioniste dhe organizatat e medias së krahut të djathtë zunë fill një sulm publik të pamëshirshëm ndaj Ilhan Omar. (https://www.washingtontimes.com/news/2019/mar/4/pelosi-under-pressure-republicans-jeëish-groups-dr/). Cikli i shpejtë i lajmeve dhe sulmet e dendura vunë në dukje një fitore të shpejtë të mundshme për AIPAC-un, kur udhëheqja demokratike u mblodh dhe paraqiti një rezolutë për të dënuar Ilhan Omarin në kushtet e shtëpisë. Në një përpjekje për të marrë kontrollin e fjalimit Ilhan Omari kërkoi ndjesë (https://www.usatoday.com/story/news/politics/2019/03/03/ilhan-omar-accused-anti-semitic- remark-israel-critism/3048379002/) por e ripërqendroi fjalimin e saj për t’iu drejtuar shpenzimeve politike dhe përpjekjeve lobuese të Komitetit Amerikano-Izraelit për Çështjet Publike (AIPAC), organizatës së fortë lobuese pro-izraelite me seli në Uashington DC.

Bërthama godet përsëri (https://www.thenation.com/article/ilhan-omar-aipac-israel-lobby- congress/), duke e detyruar udhëheqjen demokratike në kongres, që të ndryshonte tekstin dhe përqendrimin e rezolutës duke përfshirë islamofobinë, ishte një humbje të pranueshme ndaj AIPAC-ut dhe organizatave të mëdha amerikane sioniste. Përpara përballjes me Ilhan Omarin, AIPAC-u dhe organizatat e rëndësishme amerikane sioniste, ia kanë dalë mbanë në shtimin e trysninë për të shkarkuar nga puna profesorin Hill dhe heqjen e çmimit të Angela Davisit, por reagimi i shpejtë në kuadër të sulmeve ndaj Omarit, krijoi një ndryshimin në baraspeshën e pushtetit.

Ajo që e bëri këtë ndryshim të qartë të mundshëm është një proçes i ngadaltë, i cili kulmoi me shfaqjen e lëvizjes “Black Lives Matter” (Jetët e Zezakëve Kanë Rëndësi) dhe lidhjeve të menjëhershme palestineze të ndërthurura nëpër kontinente. Këtu lidhjet e gjëra historike të cilat datojnë që në vitet 1960 dhe 1970, midis lëvizjes palestineze dhe aktivistëve afro-amerikanë, u shuan pas një ose dydhjetëvjeçarësh në largësi, si dhe në mungesë të zhvillimit sistematik organizativ në të dyja anët. Njëjësimi i përpjekjeve dhe i zërave u çimentua kur një palë e gazetarëve “zezakë, artistëve dhe organizatorëve që përfaqësonin Fergusonin, “Black Lives Matter” (Jetët e Zezakëve Kanë Rëndësi), “Black Youth Project 100” (BYP100 – Projekti i Rinisë Zezake 100) dhe shumë të tjerë u bashkuan me “Dream Defenders” (Mbrojtësit e Ëndrrave) për një udhëtim dhjetë ditor në trojet e pushtuara palestineze dhe Izrael”. (https://www.colorlines.com/articles/video-black-lives-matter-delegation-visits-palestine)

Palët sioniste në Sh.B.A. shpesh e kanë pozicionuar veten si përparimtare në shumë çështje të brendshme dhe ndërkombëtare dhe shpeshherë i kanë ndjekur me një mbështetje domethënëse. Megjithatë fasada amerikano-sioniste e përpiluar me kujdes filloi që të shkërrmoqet rreth marrëdhënieve të Izraelit me qeverinë supremaciste të aparteidit të Afrikës së Jugut, gjë që e bëri shumë të vështirë mbajtjen e një qëndrimi përparimtar ose të lirë. Si rrjedhojë blloqet ndërtuese për lëvizjen B.D.S., si dhe përqafimi i mundshëm i çështjes së Palestinës, nga një pjesë e pranueshme e udhëheqjes afrikano-amerikane, mund të gjurmohet në aleancat që u brumosën rreth luftës anti aparteid të Afrikës së Jugut.

Sulmet ndaj Ilhan Omarit kanë dhe një përmasë islamofobe, e cila është e përqendruar tek veshja e saj e hixhabit (mbulesa islame e kokës) dhe qenia e saj e dukshme muslimane. Nuk është ndonjë e fshehtë se më shumë se 70 % e fondeve të industrisë së islamofobisë vijnë nga burime pro-izraelite dhe prania e Ilhan Omarit në kongres e fut të tërë helmin islamofob në një shënjestër të vetme. Për pro-izraelitët dhe islamofobët, ndërthurja e qenies muslimane dhe zezake e Ilhan Omarit, e bën këtë të fundit një shënjestër të djegshme, si dhe kur shtoni dhe gatishmërinë e saj për të folur dhe sfiduar fuqinë e AIPAC-ut, atëherë ata e humbin toruan dhe sillen me të si të ishte një pajisje bërthamore e cila u vë minat vetë qytetërimit perëndimor. Pikërisht përdorimi i diskutimeve islamofobe nga ana e AIPAC-ut dhe aleatëve të tij pro-izraelitë, në mënyrë të përshtatshme të cilat vënë në shënjestër Ilhan Omarin ndodh, sepse ajo përfaqëson kristalizimin e një horizonti të ardhshëm, në të cilin udhëheqja e re e cila po shfaqet nuk është më mbështetëse ndaj Izraelit dhe është gati të shprehë mbështetjen me palestinezët./ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne