Përsëri nën hetim ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni

Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni, është vënë përsëri nën hetim.

Gjykata e Sienës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Milanos për nisjen e një procesi hetimor ndaj ish-kryeministrit italian Silvio Berluskoni.

Akuza është korrupsion i akteve gjyqësore të procesit të mëparshëm “Ruby ” .

Sipas akuzës, Silvio Berlusconi ka paguar për dëshmi falso, Danilo Marianin, pianistin e festave “hot” të organizuara nën shoqërinë e shumë vajzave në rezidencën Arcore të ish- Kryeministrit.

Po sipas akuzës, Silvio Berlusconi ka paguar pianistin me 3000 euro në muaj për të mos thënë të vërtetën gjatë marrjes në pyetje për procesin e mëparshëm “Roby”.

Ky proces hetimor është transferuar nga Milano në Siena për kompetencë territoriale, pasi pikërisht në këtë qytet supozohet të jetë kryer akti i akuzës.

Procedura e procesit të ri hetimor ndaj ish-kryeministrit Berlusconi do të nisë më 1 shkurt 2018.

Nën gjykim është vënë dhe pianisti i festave në Arcore, Danilo Mariani.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne