DOC.DR. HUSEIN RIZAI

Njohja e religjioneve dhe e mendimeve dhe ideve të prezantuara në historinë e tyre janë nevojë e kulturës bashkëkohore. Në kuptim të nomenit/termit, njeriu nuk mund të njihet pa e njohur brendësinë e tij. E njëjta ndodh edhe me hulumtimin fenomenologjik të antropologjisë kulturore të njerëzimit, që është e pamundur pa studimin e religjionit si dukuri shoqërore. Religjionet, e në këtë rast, islami, nuk burojnë vetëm nga besimi dhe morali, por përkundrazi ato janë të lidhura thellë me artin, me letërsinë, e bile edhe me organizimin e jetës shoqërore; madje edhe shkencat që i dijmë rrjedhin nga mjediset klerike dhe religjioze. Sa i përket studimit sistematik të vetë religjioneve, kjo është një shkencë e re në krahasim me shkencat e tjera. Në mënyrë më të theksuar paraqitet në mjediset antireligjioze dhe me elemente të theksuara antireligjioze. Nga kjo ngërthesë janë filozofia religjioze, studimet komparative të gjuhëve, gjuha e religjionit etj. Por, me kalimin e kohës, vetë përfaqësuesit e religjioneve filluanqë në studimet e tyre t’i përdorin metodat bashkëkohore sociologjike

-antrolopolgjike për studimin e dimensionit fenomenologjik të religjionit, e veçanërisht dukurinë e fraksioneve dhe shkollave me platforma të ndryshme ideologjike, politike dhe shoqërore. Modernizmi, jo vetëm në religjion, por edhe në fushat e tjera të filozofisë, shkencës, artit,

do të përpiqet t’i çrrënjosë botëkuptimet e vjetra dhe metodat e tyre për realitetin dhe do të

ndërtojë një platformë mendore, e në këtë rast edhe platformë mendore, e cila është e bazuar në zhvillimin e teknologjisë dhe shkencave logjike-racionale. Modernizmi islam udhëhiqet nga ideja e filozofisë për orientim drejt së resë dhe largim të së vjetërs si rigjide dhe jofunksionale. Islami si një nga fetë e shpallura botërore në procesin e rrugëtimit të tij historik drejt kohës sonë, ballafaqohet me problemin e modernizimit, reformimit dhe përshtatjes me rrjedhat e reja shoqërore. Modernizmi islam paraqet njërin nga fenomenet më të rëndësishme të historisë moderne muslimane. Ai është një tendencë intelektuale dhe një lloj lëvizjeje shoqërore që paraqitet në gjysmën dytë të shekullit të 19-të në vendet muslimane, të cilat ishin në ndikimin e Perëndimit. Muslimanët u ballafaquan me modernizimin e shoqërive tradicionale, duke filluar me tanzimatin e Shtetit Osman dhe imponimet tjera nëpërmjet kolonive….
Burimi: http://www.academia.edu/8397089/PERSIATJE_MBI_MODERNIZMIN_ISLAM

114