Persona të armatosur hyjnë në nje xhami në Durban dhe u presin fytin besimtarëve muslimanë

Tre persona të armatosur me armë dhe thika hynë në një xhami në Durban të Afrikës së Jugut dhe u prenë fytin me thika besimtarëve muslimanë duke shkaktuar vdekjen e një besimtari dhe plagosur të tjetrët, tha një zyrtar i shërbimit të emergjencës.

Njëri nga personat e sulmuar kërceu dhe u hodh nga një dritare anësore e ndërtesës, e cila dha sinjalin se në ndërtesë kishte rënë zjarr, tha Prem Balram, një zëdhënës i skuadrës së reagimit SA, një shërbim privat emergjent, i cili ishte ndër të parët që arriti në vendin e ngjarjes.

“Njëri prej viktimave ndërroi jetë në rrugën e sipër për në spital ndërsa dy të tjerët janë në gjendje kritike”, tha Balram, duke shtuar se të dyshuarit ikën me një makinë të bardhë. “Të dyshuarit ishin meshkuj egjiptianë, sipas identifikimit që i bënë banorët lokalë.”

Policia e Afrikës së Jugut tha se motivi i sulmit në xhaminë e Rrugës së Vjetër në Ottawa në provincën KwaZulu- Natal ishte i panjohur.

Vendi më i industrializuar i Afrikës ka një komunitet të madh emigrantësh dhe tërheq shumë turistë, por rrallëherë është përballur me militantizmin takfirist.

Balram tha se policia kishte rrethuar skenën e sulmit.

“Në vendngjarje u gjet një thikë e cila dyshohet të jetë përdorur në krim,” tha kapiteni Nqobile Ngwala, zëdhënës i policisë së KwaZulu-Natalit.

Policia tha në një deklaratë se tre burra të panjohur hynë në një xhami pas namazit të drekes dhe sulmuan tre vetë.

Të dyshuarit gjithashtu i vunë zjarrin disa dhomave të xhamisë, përpara se të iknin me automjetin e tyre, tha policia.

“Motivi i sulmit ndaj tre besimtarëve deri tani është i panjohur”, tha policia, duke shtuar se akoma nuk janë bërë arrestime./Reuters/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne