“Personalitet i vitit” shpallet kontraverzi George Soros nga Financial Times

Gazeta prestigjioze britanike “Financial Times” e ka shpallur sot “Personalitet i Vitit” miliarderin dhe filantropistin me origjinë hungareze, George Soros.

“Times zakonisht vendos për personalitet të viti në bazëp të arritjeve. Në rastin Soros sivjet ka vendosur edhe në bazë të vlerave që ai përfaqëson”, thuhet në arsyetim.

Soros (88 vjeç), hebre me origjinë hungareze, përshkruhet si “baba i industrisë së Fondeve Hedg (Fond i Investimeve – sqarim ynë), por edhe si njeriu që është angazhuar për demokraci liberale dhe shoqëri të hapur dhe që “përmes filantropisë ka luftuar kundër autoritarizmit, racizmit dhe jotelerancës”.

Franc Press duke raportuar për këtë mirënjohje rikujton se George Soros u bë viktimë e nacionalistëve dhe ithtarëve të teorive të konspiracionit në Europë e SHBA.

Cilësime të tilla ka pasur në disa qarqe edhe në Kosovë e Shqipëri.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne