Përurohet baza e parë e përhershme amerikane në Palestinën e Pushtuar (Izrael)

Ditën e hënë është hapur zyrtarisht dhe është përuruar baza e parë e përhershme e Amerikës në Izrael.

Baza amerikane është ndërtuar në rajonin Neghab në jug të territoreve të pushtuara palestineze dhe përveç trupave amerikane në të është vendosur edhe një sistem i sofistikuar raketor. Zavika Hajmovic, oficer i lartë i forcave ajrore të ushtrisë së regjimit sionist, shprehu kënaqësinë nga ndërtimi i bazës ushtarake amerikane në Izrael dhe tha se qëllimi i ndërtimit të kësaj baze është forcimi i kapaciteteve ushtarake të Izraelit. Hapja e bazës së përhershme ushtarake amerikane në Izrael, u bë në kohën kur Uashingtoni për çdo vit ndihmon Izraelin me 3 miliard dollarë ndihma ushtarake. Këto ndihma autoritetet e regjimit sionist i përdorin në aventurat e tyre kundër vendeve të rajonit dhe për të shtypur popullin palestinez./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne