Përvec pastorëve, sa gay dhe lesbike ka në kabinetin e Ramës?

Askujt nuk i kishte shkuar në mendje më parë të bënte një pyetje të tillë, por duke qenë se e ka parë nga afër Rilindjen e socialistëve, Andis Harasanit nuk i ka shpëtuar detaji.
“Kot me pyet, sa gay ka në kabinet?” shkruan në rrjetet sociale ish deputeti i PS-së i larguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi i dha fund karrierës politike, kur pa se në Partinë Socialiste gjërat po ndryshonin në mënyrë të pakthyeshme me Edi Ramën.
Një pyetje si kjo, vështirë të marrë përgjigje të sinqertë edhe sikur t’ia bësh me radhë meshkujve të qeverisë. Serbia i ka kaluar këto komplekse kur vuri në krye të qeverisë një kryeministre lesbike, por në Shqipëri paragjykimet mbeten.
Vetë Rama e ka dhënë këtë përgjigje vite më parë në studion e Opinion me Blendi Fevziun. Andis Harasani duhet ta ketë dëgjuar intervistën asokohe dhe nëse e beson apo jo, është diçka që i përket veç atij./Lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne