Përvoja e Turqisë, udha “Horosan”

Prof. dr. Kudret BÜLBÜL*

Për ata që e shohin pozitivisht jetën nuk është e lehtë të shkruajnë artikuj pesimistë. Sa do të doja të ndaja me ju analiza që flasin më shumë për paqen, botën që shkon drejt paqes, për këngët me më shumë liri, për sihariqe vëllazërore dhe jo për përleshje.

Për fat të keq, në aksin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rusisë, Kinës dhe aktorëve të tjerë çdo ditë e më shumë evoluojmë drejt një bote konflikti. Krahas aktorëve globalë edhe terrorizmi individual ose i organizuar kufizon gjithnjë e më shumë mjedisin e jetesës bashkë me familjen tonë të njerëzimit, të cilën duam ta jetojmë bashkë me larmit tona. Kur njeriu sjell në mendje rrëshqitjen e vendeve perëndimore në gjendjen e para Luftës II Botërore, zhvillime të tilla si sulmet vdekjeprurëse ndaj larmisë, DAESH-in me një mentalitet robërish të pavetëdijshëm, ngjarjet në Zelandën e Re dhe në Sri-Lankë, Tarantizmi e Evangjelizmi, atëherë bota e shpirtit të tij nxihet edhe më shumë.

Përballë këtyre zhvillimeve që na errësojnë horizontin gjithnjë e më shumë, kemi nevojë për një gjuhë, një qasje më universale që do të ftojë edhe botën islame edhe atë globale në paqe dhe bashkëjetesë. Ose më mirë, kemi nevojë për një moral universal që fton të gjithë në pranimin dhe jetesën e vlerave të caktuara.

Një gjendje ku përvetësohet pluralizmi dhe zbatohet sinqerisht në çdo fushë veçanërisht në atë të besimit, a nuk do të zgjidhte në masë të gjerë problemet e familjes sonë njerëzore?

Njeriu i do më shumë ata që i ngjajnë atij. Por ndërkohë që bën këtë, pse të prodhojë margjinalizim, përjashtim dhe armiqësi?

Të shohësh diversitetet si një shans, si një pasuri, t’i shohësh me tolerancë në vend se t’i shohësh ato si kërcënim, çfarë mund të sjellë tjetër përveç paqes dhe qetësisë?.

Në vend të vetëm marrjes, a nuk është mendimi dhe zbatimi i bashkëndarjes burimi themelor i lumturisë dhe stabilitetit?

A nuk është mosposhtërimi i asaj që është ndryshe teje, të parit e feve të ndryshme, ngjyrës, racës, ideologjisë dhe botëkuptimit si një burim superior, një referencë themelore për të bashkëjetuar?

Faktikisht shumica e vlerave që u shprehëm më sipër sot janë vlera të cilat njihen si vlera universale. Por ashtu siç kam nënvizuar në artikujt e mëparshëm; jetojmë në një epokë ku është shpallur pothuajse “fundi i vlerave”. Në të shkuarën parimet që kërkoheshin të bëheshin, edhe pse në aparencë, kamufloheshin. Tashmë jemi ballë për ballë një bote, ku çdo lloj vlere shkelet haptazi. Nga ana tjetër, vlerat ose parimet që pranohen në mënyrë abstrakte dhe që zënë vend në marrëveshje të përcaktuara por nuk janë përvetësuar, shumicën e rasteve mbeten vetëm mbi letër. Në pikën e arritur sot në mbarë botën mbizotëron përleshja, radikalizmi, detyrimi i asimilimit, përjashtimi (diskriminimi) dhe presioni.

Mirëpo vlerat e sipërpërmendura, përveç shprehjes në mënyrë abstrakte, a kanë pasur një qëndrim më moral të mbështetur historikisht dhe realisht (jetësisht)?.

Nga aspekti i qytetërimit tonë kësaj pyetjeje mund ti përgjigjemi pozitivisht. Rajoni Horasan përbën një burim të dijenisë, kuptimit, konceptimit, thelbësisht të shumë vlerave të cilat i sipërpërmendëm dhe nuk i sipërpërmendëm, përvetësimit të tyre dhe mbështetjes me një qëndrim moral. Kjo udhë/ekol mund të quhet me emra të ndryshëm si; udha Horosan, Jesevizmi, Sufizmi, Shenjtorët e Horosanit, Mevlizmi. Sido që të emërtohet, brendësia është në mënyrë të ngjashme. Unë preferoj ta quaj udha Horosan, pasi personifikon edhe një rajon gjeografik edhe një lëvizje mendimi dhe njerëzore që është përhapur nga ky rajon në tërë botën.

Para së gjithash të shpjegojmë se ku ndodhet Horosani. Horosan quhet hapësira gjeografike historike që përfshin një pjesë të Iranit, Afganistanit, Taxhikistanit, Turkmenistanit, Kirgizisë, Kazakistanit, Uzbekistanit dhe ku ndodhen edhe qytetet Merv, Herat, Nishabur, Belh, Buhara, Semerkant. Duke filluar nga emra si Hoxha Ahmet Jesevi, Shah Nakshibendi, Mevlana Xhelaledin Rumi, Haxhë Bajram Veli, Haxhë Bektash Veli, ata janë emra universalë dhe shumë të vyer me burim prej Horosanit dhe mesazhet e tyre kanë mbërritur në tërë botën. Edhe emra si Ahi Evran, Junus Emre, Sari Salltuku, Somunxhu Baba, Gyl Baba kanë vazhduar të njëjtën udhë.

Veçoria e përbashkët e këtyre emrave është se duke përhapur mesazhin universal të qytetërimit islam, në të cilin bënin pjesë nuk kishin margjinalizuar, diskriminuar, nuk kishin parë me arrogancë ata që ishin ndryshe prej tyre. Ata zotëronin një pluralizëm dhe tolerancë fetare/kulturore/shoqërore. Ata jo vetëm që i përvetësuan këto parime, që sot njihen si vlera universale, por edhe i kthyen ato në mënyrë jetese, një nevojë të qëndrimit moral. Dhe kjo është arsyeja pse ndërkohë që në Perëndim ata që kishin besime të ndryshme çoheshin në inkuizicion, në hapësirën gjeografike osmane, me përpjekjen dhe udhëzimin e këtyre emrave të vyer, që mund të shiheshin si fare të detit e tyre, jomyslimanët, që përbënin shumicën, mund të jetonin të lirë besimin e tyre. Edhe pse sot nënvizohen vlerat universale, kjo perspektivë e vënë në shesh nga udha e Horasanit, nuk mund të shihet në shumë vende të botës. Parimet themelore të udhës Horosan shpjegohen në mënyrë shumë të bukur në shtatë këshillat e Mevlanës:

Bëhu si lumë në bujari dhe ndihmë.

Bëhu si diell në dhembshuri dhe mirësi.

Bëhu si natë për mbulimin e mangësive të tjerëve.

Bëhu si i vdekur ndaj zemërimit dhe irritimit.

Bëhu si tokë e begatë për përulësinë dhe modestinë.

Bëhu si det për tolerancën.

Ose duku si je, ose bëhu si dukesh.

Fjalët e Profetit Ali: “Njerëzit ose janë të barabartë në krijimin e tyre, ose janë vëllezër në besim (fe)” shfaqin qartë filozofinë bazë të udhës Horosan.

Kësaj udhe, kësaj prespektive, kësaj eksperience që fillon në Horosan dhe përhapet në tërë botën, faktikisht mund ti themi edhe përvoja e Turqisë.

Kjo eksperiencë e Turqisë, për këtë arsye është një nga përvojat e vetme që mbase zotëron potencialin për zgjidhjen e tkurrjes në vetvete, diskriminimit dhe margjinalizimit, me të cilat po përballen gjithnjë e më shumë si myslimanët, ashtu edhe njerëzimi. Fokusve të këqija globale, që burgosin çdo gjë të arsyeshme për interesat e veta, mbase qasjet që nuk kanë traditë, ekstremiste dhe që provokojnë çdo gjë pa rrënjë, mund t’u shërbejnë për interesat e tyre për një kohë të shkurtër. Por e ardhmja e njerëzimit në një periudhë afatmesme dhe afatgjate kalon nga qasja që shprehet me udhën Horosan, që bazohet në një traditë dhe që ka një praktikë historike dhe përvetëson moralin./trt

*Dekan i Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit “Yildirim Beyazit”, Ankara

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne