Pesë anëtare femra shpëtuan nga Kulti i Rajavit

Nga: Nejat Bloggers

Pesë anëtarë femra të Organizatës Muxhahadin Khalq (MKO / MEK / PMOI / Kulti i Rajavit) shpëtuan nga grupi, njoftoi Irani Interlink.

Sipas burimeve në Shqipëri, Marzieh Qobadi, Sorour Salami, Sara Haftbaradaran, Raheleh Zabeti dhe Mozhgan Taghipour janë pesë gratë që arritën të largohen nga MEK-u pavarësisht nga mbikëqyrja shumë e madhe e autoriteteve të kultit.

Gjatë muajit të kaluar autoritetet e MEK-ut janë ekspozuar nga media të ndryshme për sjelljen jodemokratike, ndaj anëtarëve të tyre. Posaçërisht u ekspozua në media rasti i Somayeh Mohammadi prindërit, e së cilës udhëtuan në Shqipëri duke bërë thirrje për vizitën e vajzës së tyre.

Televizioni britanik Channel Four gjithashtu publikoi një raport video mbi “kampin e fshehtë” të MEK-ut në Shqipëri. Raporti demonstron kampin e izoluar të MEK-ut në Shqipëri, ku anëtarët mbahen me roje.

Burimi: Nejatngo.org/ Gazeta impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne