Pesëfishohet numri i studentëve të huaj në Turqi

Në universitetet turke studiojnë 125.000 studentë të huaj

7 vite më parë kjo shifër ka qenë rreth 25 mijë.

Gjysma e studentëve që vijnë në Turqinë ndjekin universitetet private.

Degët që preferojnë më shumë studentët e huaj në Turqi janë shkencat shoqërore dhe inxhinieritë.

Kurse vitet e fundit, një interes i madh po tregohet edhe ndaj degëve të tilla si: mjekësi, stomatologji dhe farmaci.

Në aktivitetet e shumta që do të realizohen në kryeqytetin e vendit, Ankara, dhe në qytetet e tjera si: Eskisehiri, Stambolli dhe Izmiri, në kuadër të Panaireve Ndërkombëtare të Arsimit (IEFT), që këtë vit i hap dyert për të 33-ën herë, të interesuarit do të marrin përgjigje nga specialistët për pyetjet që kanë në mendje në lidhje me arsimin e lartë në Turqi.

Panairi do të hapet më 19 mars në Ankara dhe do të vazhdojë të organizohet më 21 mars në Izmir dhe 23-24-25 mars në Stamboll./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne