Peticion kundër bashkëshortes së presidentit francez

Ka nisur peticioni kundër Brizhit Makron, bashkëshortes së presidentit francez Manuel Makron, për të kërkuar nga zonja e parë e Francës që të mos shfrytëzojë mjetet nga buxheti shtetëror.

Ky peticion është nisur online në internet dhe deri më tani 150 mijë vetë e kanë nënshkruar atë. Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, ky peticion do të jetë online dy javë në të cilin thuhet: Nuk ekziston asnjë arsye që bashkëshortja e udhëheqësit të qeverisë të ketë mundësinë e qasjes në buxhetin publik të shtetit. Sipas këtij raporti, një grup prej 2 deri në 3 persona kujdesen për sigurinë dhe për shërbime tjera për bashkëshorten e presidentit të Francës. Ky peticion është lansuar në ueb sajtin change.org nga Thierry Pol Velet, i cili veten e ka prezantuar si artist, shkrimtar dhe qytetar i përgjegjshëm./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne