Peniani: “Japonia do të jetë e para që do shijojë bombat tona atomike”

Koreja e Veriut ka paralajmëruar Tokion se nëse konflikti shpërthen në rajon, Japonia do të jetë vendi i parë që do të mbulohet nga retë bërthamore.

“Në rast të një lufte bërthamore në gadishullin Korean, Japonia që është baza logjistike e forcave amerikane do të vihet nën retë radioaktive para çdo vendi tjetër”, shkruante të mërkurën gazeta shtetërore Rodong Sinmun. Ajo vuri në dukje se në qoftë se Japonia është me të vërtetë “e shqetësuar për interesat e saj”, ajo duhet të bëjë përpjekje drejt uljes së tensioneve dhe drejt zgjidhjes paqësore të problemeve. Gazeta më tej vazhdoi: ” Si vendi i parë në botë që pësoi fatkeqësi nga bomba atomike , Japonia e di më mirë se të tjerët se sa e tmerrshme është katastrofa bërthamore”. Gazeta Rodong Sinmun gjithashtu vuri në dukje se Japonia është duke shfrytëzuar tensionet rajonale si një pretekst për të ndryshuar kushtetutën e saj me qëllim lejimin e veprimeve ushtarake jashtë territorit japonez . Planet për të ndryshuar kushtetutën e vendit u njoftuan kohët e fundit nga kryeministri japonez Shinzo Abe dhe pritet të zbatohen në vitin 2020. “Autoritetet japoneze duhet të sillen me maturi, duke kuptuar qartë se është Japonia ajo që do të preket e para nëse një luftë shpërthen në Gadishullin Korean,” vuri në dukje gazeta.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne