Piktori serb bën një vepër për shqiptarët, shitet me një çmim marramendës

Një vepër e një piktori të njohur serb ka arritur të marrë një çmim rekord në ankandin “Sotheby’s” në Londër. Ajo që përbën më tepër habi është se ai e ka bërë pikturën ku paraqiten dy burra shqiptarë dhe e ka titulluar “Dy roje para portës”.

Serbi Paje Jovanoviç e ka shitur këtë pikturë për mbi 500 mijë euro në ankandin e shtëpisë së njohur londineze.

Lajmi i shitjes së veprës me motive shqiptare është bërë i ditur në faqen zyrtare nga vet shtëpia e ankandit. Vepra e Jovanoviçit, është shitur për 465 mijë paund (530 mijë euro).

Çmimi fillestar për “Dy rojet para portës” e realizuar midis viteve 1887 e 1888, e formatit jo të madh (43 me 50 centimetra), e realizuar me teknikën vaj në dru ishte midis 113 mijë deri në 170 mijë eurove, por ai është rritur duke kaluar të 500 mijë ëurot.

Piktori Paja Jovanoviç i cili lindi në vitin 1859 dhe u largua nga jeta në 1957 ka realizuar tetë piktura me temë shqiptare, ndër të cilat veprat “Lufta e gjelave”, “Zbukurimi i nuses” apo “Shqiptari me duhan”. Edhe në “Dy shqiptarët para portës” dallohen lehtë kostumet shqiptare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne