Piktorja iraniane: “Stambolli është qendra e botës”

Piktorja iraniane, Tima Jam, duke theksuar se pozicionimi i Stambollit është shumë i mirë edhe nga pikëpamja se përbën një model për gjeografinë arabe, por edhe për afërsinë me Evropën, ajo është shprehur se “Për mendimin tim qendra e botës është Stambolli. Kam ardhur për të mësuar gjuhën dhe për të shikuar kulturat. Më pas ndërrova mendim dhe kam vendosur të banoj në Stamboll”, raporton Anadolu Agency (AA).

Artistja e cila më parë për një kohë ka jetuar dhe është arsimuar në Malajzi dhe në Kroaci, që prej 5 vitesh ndodhet në Stamboll, ku ajo ka ardhur sërish për t’u arsimuar, por edhe duke kryer organizime artistike.

Jam është kuratore e ekspozitave të ndryshme dhe vazhdon doktoraturën, dhe gjithashtu ajo dërgon më së shumti në ekspozita veprat e ndryshme të piktorëve iranianë.

Piktorja në muajin korrik ka organizuar ekspozitat “Një vështrim në pasqyrë” dhe “Një vështrim në pasqyrë II”, ku në të dyja ajo ka bashkuar 150 veprat e 66 artistëve iranianë.

Në një deklaratë për gazetarin e AA-së, Jam, është shprehur se ka bërë miq pothuajse kudo në çdo vend të botës dhe se Turqia dhe turqit kanë ndikuar shumë tek ajo.

Pasi ka theksuar se në ardhjen e parë kishte planifikuar të qëndronte 3 muaj në Turqi dhe më pas të kthehej Jam ka shtuar se “Kam ardhur për të mësuar gjuhën dhe për të shikuar kulturat. Më pas ndërrova mendim dhe preferoj të banoj në Stamboll. Madje një aplikim i imi u pranua nga Amsterdami, por unë preferova që të qëndroj në Stamboll.”

“Duhet të hiqen pengesat përpara artit”

Artistja e re thekson se kulturat e Turqisë janë shumë të afërta me të Iranit dhe ka vazhduar duke shtuar më tej: “Pozicionimi i Stambollit është shumë i mirë edhe nga pikëpamja se përbën një model për gjeografinë arabe, por edhe për afërsinë me Evropën. Për mendimin tim qendra e botës është Stambolli. Miqtë e mi në vende të ndryshme me patjetër vijnë të paktën një herë në Stamboll. Madje artistët nga vende të ndryshme preferojnë të jetojnë në Stamboll. Këtu ka mundësi për të gjetur kultura, vende dhe arte të ndryshme. Ndonjëherë pavarësisht se politikat mes shteteve krijojnë probleme unë nuk e mendoj aspak atë drejtim. Në Turqi ka shumë artistë të mirë. Unë ngjarjen e vërej vetëm nga pikëpamja artistike.”

Pasi ka nënvizuar se duhet të hiqen pengesat përpara artit ajo ka theksuar se “Ne punojmë për një botë më të mirë. Disa nga ne bëjnë piktura, disa janë muzikantë dhe disa të tjerë aktorë. Në themel prodhojmë vepra që burojnë nga njeriu dhe natyra. Synojmë që të jemi bashkë dhe ti ndajmë. Kur ndodhemi bashkë me artistë të tjerë transmetojmë kulturat tona. Çdo kush ka për të mësuar shumë gjëra nga njëri-tjetri”.

Tima Jam e cila së fundmi ka marrë pjesë në “Festivalin Artistik Ndërkombëtar Euro Kosova” që është organizuar në Prishtinë, me bashkëpunimin e Institutit “Yunus Emre”, është shprehur se me pikturën është e interesuar që prej 18 vitesh.

Ndër të tjera duke u shprehur se artistët tek veprat e tyre përfshijnë një pjesë të tyre, Jam, ka bërë vlerësimin se “Çdo artist përpiqet që të japë një mesazh. Unë interesohem se si duket bota. Me artin tim përpiqem të tregoj botën. Çdo art ka një zë dhe artistët përpiqen që atë zë t’ia përcjellin botës. Shpresojmë që njerëzit të shikojnë dhe të dëgjojnë gjithmonë artin”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne