Pilaf me fasule, pjata e fukarait me veti të jashtëzakonshme për shëndetin

Pilafi me fasule është një nga pjatat më të preferuara dhe më të ngrohta për çdo familje shqiptare.

Arsyet e këtij kombinimi nuk kanë të bëjnë me aspektin ekonomik.

Kjo pjatë të ngop me të vërtetë, por përmban pak yndyrna dhe shumë karbohidrate komplekse.

Fasulet nga ana tjetër përmbajnë shumë proteina dhe të paktën 10 përqind të 7 mineraleve dhe vitaminave më të mira për njeriun.

Një racion me pilaf i shoqëruar me një garuzhde me groshë ofron 217 kalori dhe 0.68 gramë yndyrë.

Ky ushqim plotëson 32 përqind të nevojës ditore për karbohidrate komplekse të cilat japin energji për organizmin.

Proteina dhe fibra

Kur përzieni orizin me fasulet, do të përfitoni një vakt të pasur me proteinë por edhe me amino acide.

Një racion i tillë ofron 9.6 gramë proteinë të plotë.

80 përqind e proteinës vjen nga fasulet.

Fibra ul kolesterolin dhe ruan ekuilibrat e sheqerit në gjak.

Folati

Folati është thelbësor për prodhimin e qelizave të reja, parandalimin e difekteve në shtatzani dhe zhvillimin e fëmijëve.

Folati është i mirë për zemrën dhe parandalon sëmundjet kardiovaskulare.

Një racion me pilaf dhe fasule përmban 205 mikrogram folat ose 51 përqind e dozës së rekomanduar ditore.

Hekuri

Hekuri është pjesë e qindra enzimave që kryejnë detyra të ndryshme në organizëm.

Sistemi imunitar varet tërësisht nga hekuri për rritjen normale të rruazave të bardha të gjakut.

Doza e rekomanduar ditore për meshkujt është 8 miligramë ndërsa femrat deri në moshën 51 vjeçare kanë nevojë për 18 miligramë.

Një racion me pilaf e fasule ofron 2.75 miligramë.

Magnezi

Ky mineral është i domosdoshëm për shëndetin e qelizave, muskujve, zemrës, tensionit të gjakut e të tjerë.

Një racion me pilaf dhe fasule ofron 69 miligram magnez duke plotësuar 16% dhe 21% të nevojës ditore të meshkujve dhe femrave.

Pjata Fuqiplotë

Nëse përdorni oriz kaf në vend të orizit të bardhë, do të dyfishoni sasinë e magnezit, kaliumit dhe zinkut dhe do të gjashtëfishoni sasinë e fibrës.

Orizi me fasulet janë një pjatë fuqiplotë dhe e ushqyeshme.

Megjithatë në këtë kombinim mungon vitamina C dhe A.

Nëse për shembull në gatim ju do të shtoni edhe domate apo speca do të merrni më shumë nga këto vitamina.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne