Autoritetet Ajrore duke hetuar Autoritetet Ajrore Irlandeze janë duke hetuar raporte për prani të UFO-ve në pjesën jug-perëndimore të Irlandës. Në orën 6:47 të mëngjesit të premten një pilote e linjës ajrore të Britanisë kantaktoi Shannon, kontrollin e trafikut ajror. Ajo telefoni për të pyetur se a kishte ushtrime ushtarake në fluturim pasi që diçka po lëvizte shumë shpejtë në atë zonë, shkruan BBC. Cockpit Image result for ufo planes Kontrolli i trafikut ajror u përgjigjën se nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë ushtrim ushtarak fluturimi. Pilotja e cila ishte duke shkuar prej qytetit kanadez Monteral për në Heathrow tha: “Kishte një dritë shumë të fortë në atë zonë ajrore dhe obijekte të cilat fluturonin me shpejtësi të madhe në anën e majtë të aeroplanit deri sa për disa sekonda u zhdukën në pjesën veriore. Këtyre raporteve do tu bëhet një proces hetimi. Një zyrtar nga Shannon tha se nuk do të ishte e përshtatshme të komentohej për to deri sa ende janë duke vazhduar hetimet.

30