Pistoleta elektrike turke Wattozz hyn në tregun e Ballkanit

Kompania turke Albayrak dhe ajo kroate Consulting me seli në Zagreb nënshkruan kontratë për shitjen e pistoletës elektrike të prodhimit turk Wattozz, me vlerë 10 milionë dollarë. Kompania kroate do të jetë përfaqësuese dhe shpërndarëse e pistoletës elektrike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci, Slloveni dhe Serbi, raporton Anadolu Agency.

Kompania Albayrak në një kumtesë të lëshuar thekson se më herët ka nënshkruar një kontratë të ngjashme për shitjen e pistoletës elektrike kombëtare me kompaninë nga Malajzia Dian Synergy, në vlerë 5 milionë dollarë.

Pas kontratës me Malajzinë, kompania turke ka vazhduar lidhjen e kontratave të reja ndërkombëtare.

“Kontrata e re kolektive me vlerë 10 milionë dollarë është nënshkruar me kompaninë Kalender Consulting nga Zagrebi, e cila do të jetë përfaqësuese dhe shpërndarëse në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, BeH, Kroaci, Slloveni dhe Serbi”, thuhet në kumtesë.

Përveç vendeve të Ballkanit është nënshkruar një parakontratë për shitjen e Wattozz në Gjeorgji ndërsa në një afat të afërt priten bisedime për shitjen në Gjermani, Britani të Madhe dhe Vietnam.

Kryetari i Bordit drejtues të kompanisë turke, Adnan Albayrak duke komentuar kërkesën në rritje për këtë armë të prodhimit turk, ka thënë se Wattozz është pistoleta e parë elekrike dhe e vetmja në botë pa tel që përdoret me telekomandë.

Albayrak shtoi se Wattozz, në krahasim me konkurentin amerikan Taser, ka disa veçori dhe do të jetë shumë më i pranishëm tek forcat policore në botë dhe do të shmangë përdorimin e armëve të zjarrit.

“Do të parandalojmë rastet e vdekjes dhe rastet e plagëve të rënda. Jemi shumë të lumtur dhe krenarë me faktin se produkti ynë kombëtar ka ngjallur interesim nga forcat policore dhe të sigurisë në botë. Kemi filluar shqyrtimin e ofertave për shpërndarje dhe shitje”, tha Albayrak.

Pritjet e Turqisë në nivel vjetor lidhur me shitjet e Wattozz shkojnë në 250 milionë dollarë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne