Pjesa më e madhe e evropianëve nuk e shohin Rusinë si pjesë të Evropës, përveç Polonisë

Ndasitë mes shteteve evropiane dhe Rusisë janë rritur që nga koha e vendosjes së sanksioneve nga Brukseli dhe masave të marra me të njëjtën monedhë nga Moska.

Instituti Francez i Opinionit Publik (Ifop), një nga kompanitë më të vjetra që kryejnë sondazhe publike, ka kryer një sondazh të kërkuar nga Sputnik, për të vlerësuar se sa qytetarë në Britaninë e Madhe, Francë, Gjermani dhe Poloni besojnë se Rusia i përket Evropës.

Ifop intervistoi një total prej 3,228 të anketuarish të moshës 18 vjeç e sipër në Britani të Madhe, Francë, Gjermani dhe Poloni, duke u kërkuar atyre një pyetje: “Sipas mendimit tuaj, a i përket Rusia Evropës?”

Shumica dërmuese e të anketuarve (65%) në Francë dhe (52%) në Britaninë e Madhe dhe pothuajse gjysma e gjermanëve (46%) besonin se Rusia nuk i përkiste Evropës, ndërsa vetëm 20% polakë reaguan në mënyrë të ngjashme.

Në të njëjtën kohë 49% e gjermanëve dhe 77% e polakëve mendonin se Rusia i përkiste Evropës. Sipas sondazheve të vitit 2017 nga Fondacioni Körber, shumë gjermanë (56%) u përgjigjën pozitivisht një vit më parë, ndërsa shumë pak polakë (57%) bënë të njëjtën gjë.

Vlen të përmendet se më të rriturit (35 vjec e sipër) dhe ata me nivel më të lartë të arsimit, më shpesh i janë përgjigjur pyetjes në mënyrë të favorshme. Shumë parizienë e konsideronin Rusinë pjesë të Evropës më shumë se ata që jetonin në provincat (37% kundrejt 27%). 59% të gjermanëve që jetonin në Gjermaninë Lindore u përgjigjën pozitivisht, në krahasim me 47% të gjermanëve perëndimorë.

Shkalla më e lartë e përkrahësve të idesë se Rusia i përkiste Evropës në Britaninë e Madhe ishte mes demokratëve liberalë me 51% në krahasim me 28% në radhët e UKIP / BNP. Në Poloni, (84%) e njerëzve me arsim të lartë ju përgjigjën më pozitivisht pyetjes, sesa (61%) e të tjerëve.

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian janë përkeqësuar që nga viti 2014 pas krizës së Ukrainës dhe ribashkimit të Krimesë me Rusinë si rezultat i një referendumi popullor. Si masë hakmarrëse blloku vendosi sanksione kundër Rusisë, ndërkohë Moska ja ktheu me të njëjtën monedhë duke vendosur embargo të produkteve ushqimorë për shume prej vendeve të BE-së./sputnik/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne