Shumë media ndërkombëtare ditët e fundi e kanë kthyer vëmendjen e tyre në Greqi dhe në protestat nacionaliste, të organizuara në Selanik dhe në Athinë, me mbështetjen e hapur të opozitës kryesore të krahut të djathtë të partisë Demokracia e Re (ND), si dhe forcave të tjera, të tilla si “Enosi Kentroon”, si dhe të organizatës kriminale fashiste “Agimi i Artë”. Me parullë kryesore «Maqedonia është Greqi» forcat nacionaliste, madje edhe fashiste, synuan të shfrytëzojnë shqetësimet e drejta të popullit në lidhje me zhvillimet në marrëdhëniet e Greqisë me Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë (IRJM), për të mbjellë helmin e nacionalizmit, dhe pseudopatriotizmit.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) jo vetëm që nuk i mbështeti këto protesta, por doli kundër tyre, denoncoi ND-në dhe partitë e tjera, të cilat synuan të peshkonin në ujërat e turbullta të nacionalizmit dhe të “shpëlajnë” fashistët, që morën pjesë në to.

Kështu që, vetëm neveri mund të shkaktojë botimin e gazetës Shqiptare «Shekulli», e cila shkroi se Partia Komuniste e Greqisë i ka mbështetur këto protesta. Pavarësisht nga reagimi në kohë i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të KQ të PK të Greqisë (KKE), i cili kërkoi nga kjo gazetë që ta korrigjonte artikullin dhe të ndalojë të dezinformojë lexuesit e saj, diçka e tillë nuk është bërë ende. Duket se, veç të tjerave, irredentizmi i “Shqipërisë së Madhe”, që e mbjellin forcat politike borgjeze dhe mediat kryesore në vendin fqinj, “verbon”. Por, askush, nuk do të mundet të helli baltë mbi Partinë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe mbi aktivitetin e saj.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) që nga vitet e para të ekzistencës së saj mbajti qëndrim kundër irredentizmit të klasës borgjeze greke, që ashtu si idetë e tjera të Mëdha që u zhvilluan dhe po zhvillohen në rajon, kanë për qëllim të vënë punëtorët «nën flamurin e huaj», nën flamurin e kapitalistëve, për t’i çuar ata në gjakderdhje për interesat e kapitalit dhe ti fshehin interesat e tyre të përbashkëta klasore të klasës punëtore të Ballkanit. Partia Komuniste Greqisë (KKE) mban një front të fortë ideologjik-politik kundër irredentizmit, nacionalizmit dhe pseudopatriotizmit. Si ndaj fushatës nacionaliste, e cila ka shpërthyer në Greqi në vitin 1992 (në të cilën kishin marrë pjesë të gjitha partitë e tjera politike edhe SYNASPISMOS-i që është paraardhësi i SYRIZA-s sot), po ashtu edhe sot, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) mbrojti të vërtetën: Theksoi se është i pamohueshëm fakti që Maqedonia është një rajon i madh gjeografik, që është e ndarë mes katër shteteve të Ballkanit në bazë të Traktatit të Bukureshtit në vitin 1913. Atëherë ata morën: Greqia 51%, Serbia 39% (IRJM), Bullgaria 9.5% dhe Shqipëria 0.5%. Për më tepër, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) vuri në dukje se mohimi i këtij realiteti, me parullën “Maqedonia është vetëm greke”, duke nënkuptuar të gjithë rajonin gjeografik të Maqedonisë, hap Kutinë e Pandorës. Ushqen nacionalizmin dhe irredentizmin. I jep justifikim të gjithë atyre që ëndërrojnë rishikimin e Traktateve Ndërkombëtare, të tillë si klasa borgjeze e Turqisë, me refuzimin e Traktatit të Lozanës. Kështu do të ndizet fitili në depot e barutit të Ballkanit.

Në të njëjtën kohë, PK e Greqisë (KKE) qëndroi kundër kozmopolitizmit të kapitalit, që në kushtet e sotme kultivohet nga qeveria e SYRIZA-ANEL, që kërkon të mbyllë një marrëveshje për emrin e IRJM-së, pa trajtimin e konsiderueshëm të çështjeve irredentiste, me synim që të lehtësojë integrimin e vendit fqinj në NATO dhe në BE. Pra, qeveria e SYRIZA-ANEL tregon se ka marrë rolin e “flamurmbajtësit” të NATO-s, SHBA-ve dhe BE-së. Zgjeron bazat amerikanoNATO-ike në Greqi. Shpenzon shuma të mëdha parash, të cilat i paguan shumë shtrenjtë  populli grek për blerjen e materialeve luftarake të NATO-s. Përmirëson bashkëpunimin me shtete – kriminale, të tilla si Izraeli dhe Arabinë Saudite. Synon përfshirjen e të ashtuquajturës “Ballkan Perëndimor” në unionet imperialiste të NATO-s dhe BE-së. Planet EuroNATO-ike zhvillohen në kuadrin e konkurrencës së tyre të ashpër me Rusinë dhe Kinën në rajon.

Me këto veprime në fakt, qeveria e “majtë” synon të lehtësojë depërtimin e kapitalit grek në Ballkan, që ky i fundit (pra kapitali grek) të rriti fitimet e tij dhe të promovojë objektivin e të ashtuquajturës “përmirësim gjeostrategjik të Greqisë”, e cila në realitet nuk ka asnjë lidhje me prosperitetin, paqen dhe sigurinë e popullit grek dhe popujve të tjerë të rajonit.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) nënvizon se pjesëmarrja në NATO dhe BE, për popullin e Greqisë dhe të çdo vendi tjetër, nuk është faktor sigurie dhe këtë e vërteton kursi i marrëdhënieve greko-turke. Ne e shohim këtu se si vazhdon provokimi i klasës borgjeze turke, ndërmjet forcave kryesore politike (AKP dhe CHP), që mohon të drejtat sovrane të Greqisë në detin Egje, vazhdojnë shkeljet e anijeve dhe aeroplanëve luftarakë, mohon haptazi traktatet që përcaktojnë kufijtë, kërcënon me luftë në rast se zbatohet e drejta e detit nga ana e Greqisë në detin Egje, etj.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) forcon luftën e saj kundër pjesëmarrjes së Greqisë në plane të rrezikshme imperialiste. Ajo kërkon të mbyllen bazat ushtarake në Sudha të Kretës dhe të gjitha bazat e tjera ushtarake të huaja në Greqi. Kthimin e ushtarakëve Grekë nga misionet jashtë Greqisë. Kërkon shkëputjen nga NATO dhe BE dhe konsideron se këtë mundet t’ia garantojë popullit pushteti i punëtorëve.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) thekson se popujt mund të ecin në rrugën e tyre shpresëdhënëse, të dëbojnë imperialistët nga Ballkani dhe nga rajoni më gjerë, për të përmbysur sistemin barbar kapitalist që lind varfërinë dhe luftërat.

Me këto qëllime shpalli për ditën e Martë, 27 Shkurt, në sheshin e Sintagma (përpara parlamentit) një demonstratë të madhe, ku do të flasi Dhimitri Kucuba, Sekretar i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) me temë: “Qëndrimet e PK të Greqisë (KKE) për zhvillimet në Ballkan, në Lindjen e Mesme, Mesdheun Lindor, për marrëdhëniet greko-turke, problemin e Qipros” si dhe do të pasojë marshim drejt Ambasadës Amerikane në Athinë, me parulla kryesore:

• Jo planeve të SHBA-NATO-BE

• Imperialistët rindajnë botën, përçajnë popujt

• Jo politikës së qeverisë SYRIZA – ANEL. Ajo luan rolin e “shitësit” të NATO-s.

 

12.02.2018

66