Plaçkiten objektet historike të Sirisë dhe dërgohen në Izrael

Aktivistët siriane kanë raportuar se një pjesë e objekteve historike të Sirisë është vjedhur nga një faltore e vjetër e hebrenjve në këtë vend dhe në fund është transferuar në Izrael.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se aktivistët sirianë kanë deklaruar se një pjesë e objekteve historike të Sirisë është vjedhur nga sinagoga e rajonit Xhuber që konsiderohet një prej faltoreve të vjetra të fesë hebreje në Siri dhe aktualisht këto objekte ndodhen në Izrael. Sipas këtij raporti, një pjesë e objekteve historike duke përfshirë edhe një manuskript të Teoratit të shkruar mbi lëkurë kaprolli dhe tablo të vjetra në vitin 2013 nga sinagoga e njohur e hebrenjve në rajonin Xhubar të Damaskut ishin transferuar në Ghuta Lindore. Gjatë operacioneve për çlirimin e rajonit Ghuta Lindore, këshilli lokal i kryengritësve sirianë në vitin e kaluar një pjesë të madhe të objekteve historike ia kishte dorëzuar grupit kryengritës “Filak Rrahman”, por me tërheqjen e grupeve terroriste nga ky rajon, nuk është publikuar asgjë në lidhje me fatin e këtyre objekteve historike./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne