Plagjiatura? Taulant Balla vihet nën hetim!

Universiteti rumun nis zyrtarisht hetimin për plagjiaturën e Taulant Ballës.

Në një email që i është dërguar portalit Exit.al, nga Universiteti Alexandru Ioan Cuza University në Iasi të Rumanisë, është ka konfirmuar se po hetohet zyrtarisht plagjiatura e deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Balla akuzohet se ka kopjuar pjesë të tëra të studimit ‘Politikëbërja në BE: Arritjet, Sfidat dhe Propozimet për Reformë’, kryer nga Andrea Renda për Qendrën për Studime Politike Evropiane në Bruksel, për disertacionin e tij të vitit 2015 ‘Reforma e Sistemit të Vendimmarrjes në Bashkimin Evropian’, për të cilin mori vlerësimin më të lartë.

Balla është një nga disa zyrtarët të shumicës që është zbuluar se ka bërë plagjiaturë për të fituar titullin akademik. Kjo nuk e ka ndaluar kryeministrin Edi Rama t’i riciklojë disa prej tyre në zyra të tjera.

Në emailn e saj, Lidia Bourceanu e Departamentit të Marketingut Edukacional në Universitetin Alexandru Ioan Cuza, deklaron:

‘Meqenëse institucioni ynë i arsimit të lartë mbështet fuqishëm të gjitha procedurat dhe politikat që synojnë shkurajimin e të gjitha formave të vjedhjes intelektuale, në çfarëdo rrethanë, e shohim si shumë shqetësuese çështjen e sjellë në vëmendjen tonë. Mesazhi juaj është regjistruar (me numër UAIC 1947/04.02.2019) dhe do t’i kalohet Komisionit të Etikës, me qëllim analizimin me rigorozitetin dhe profesionalizmin maksimal’.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne