Plagosi me thikë të riun në Elbasan, identifikohet autori

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme ku mbeti i plagosur me thikë 29 vjeçari.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe punës të mirëorganizuar nga Strukturatat e Komisariatit të Policisë Elbasan, është bërë e mundur indetifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit.

Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale    “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” parashikuar nga nenet 279, 89 të Kodit Penal, për shtetasin:  A. P.,  37 vjeç,  banues në lagjen “5 Maji” ,  Elbasan.

Pasi  në lagjen “5 Maji”, për motive të dobëta ka goditur me mjetë prerës  (thikë) në këmbë shtetasin B.S., 29 vjeç,  banues në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal  Elbasan jashtë rrezikut për jetën.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne