Plan për sulm terrorizëm në Venecia, zbardhen përgjimet

Mediat italiane bëjnë publike detaje të reja në lidhje me arrestimin e 4 personave, të cilët po planifikonin një sulm terorist që të kryhej gjatë karnavaleve që zhvillohen në Venecia. Dhjetë muaj pas arrestimit të katër kosovarëve në Venecia, detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet e zhvilluara nga hetuesit Italian.

Para 10 muajsh me akuzën e terrorizmit, autoritetet italiane arrestuan një Fisnik Bekaj 24 vjeç, Dake Haziraj 25 vjeç, Arjan Babaj 27 vjeç dhe një tjetër shtetas të Kosovës 17- vjeçar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, katër të arrestuarit ishin duke planifikuar të kryenin një sulm terrorist gjatë karnavale të cilat zhvillohen në qytetin e Venecias.

Mediat e vendit fqinjë përmendin se mes dokumenteve të hetuesve janë edhe përgjime të celulës terroriste, ku nga bisedat e zhvilluara kuptohet se ishin duke përgatitur një sulme ku do të përdoronin eksplozivë, armë zjarri dhe thika.
Gjithashtu në një nga përgjimet e realizuara nga hetuesit të dyshuarit flisnin edhe për blerjen e një kallashnikovi për 250 euro, ndërkohë që në një prej telefonave është zbuluar edhe fotografia e 27-vjeçarit Arjan Babaj me armë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne